Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Qeveria kėrkon “ekip uniteti” pėr veriun

Thaēi dhe pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė nė Kosovė kanė filluar pėrpjekjet pėr krijimin e njė trupi tė llojit tė ekipit tė unitetit, pėr tė adresuar ēėshtjen e veriut tė Kosovės.

E premte 10 Shkurt 2012 10:23

 

Burime ndërkombëtare kanë konfirmuar për “Kohën Ditore” se synimi i shefit të ekzekutivit është që brenda këtij trupi t’i ketë medoemos dy partitë opozitare, LDK-në dhe AAK-në. “Vetëvendosja” nuk pritet të jetë pjesë e mekanizmit unifikues, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që edhe ky subjekt të ftohet.

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se ish-ministri i Pushtetit Lokal, që aktualisht është deputet i LDK-së, Sadri Ferati, është propozuar të jetë koordinator për veriun. Kjo për faktin se Ferati është pjesë e opozitës parlamentare dhe nga ndërkombëtarët vlerësohet si njohës i rrethanave në veri të vendit.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve