Ministria e Bujqësisë, e Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural nuk do të heshtë përballë të dhënave në raportin e ELUP-it (Projekti për mbështetje e përdorim të tokës), ku thuhet se toka bujqësore në Kosovë është e kontaminuar. Të dhënat e publikuara po synohet të demantohen shkencërisht, nga Ministria e Bujqësisë. Ministri Blerand Stavileci të hënën ka pohuar para deputetëve të Komisionit parlamentar për Bujqësi, ku ishte ftuar të diskutohej në lidhje me këtë raport, se tashmë është iniciuar procesi i analizimit në aspektin shkencor i të dhënave të raportit, duke shtuar se ato nuk përkojnë njëra me tjetrën.
“Rezultatet dhe konkludimet e dhëna në raport nuk përkojnë me njëri- tjetrin, dhe ky është vetëm një fakt se aty ka shumëçka të pavërtetë”, ka deklaruar ministri Stavileci.
Konstatimet e tij bashkë me informatën se Ministria do ta çojë deri në fund nismën për të demantuar raportin, i kanë mbështetur haptas deputetët e partive opozitare që përfaqësojnë në këtë Komision, “Vetëvendosjes” dhe LDK-së, kurse ata të AAK-së kanë munguar në këtë mbledhje./Koha/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull