Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Qeveria nuk po e respekton vendimin gjykatės pėr maqedonishten, thotė PDSH


E marte 24 Gusht 2010 15:23

 

Partia Demokratike Shqiptare, (PDSH) tha sot se qeveriadhe Ministri i Arsimit Nikolla Todorov, e kanë ndërmend që të zbatojnë vendimin për mësimin e gjuhës maqedonase që në klasën e parë fillore për nxënësit jo-maqedonas, përkundër hedhjes poshtë të tij nga Gjykata Kushtetuese.

“Kjo qeveri, VMRO-BDI, si duket nuk dëshiron të ndalet këtu. Duke mos respektuar këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ashtu si edhe shumë vendime tjera të këtij institucioni, Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës tentojnë që me çdo kusht maqedonishtja të mësohet nga klasa e parë për nxënësit shqiptarë”, theksoi deputetja e PDSH-së, Merale Ferati.

Ajo tha se “kjo vërtetohet edhe me informatën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që ju ka lëshuar gjithë shkollave se, prej në shtator, nxënësit shqiptarë prej klasës së parë, do të duhet të mësojnë gjuhën maqedonase”.

“Aq më tepër ministri Todorov gjuhën shqipe e degradon skajshmërisht duke e quajtur si “ …gjuhë e fqinjëve…”, gjë që dëshmon se zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës e me të edhe e gjithë BDI-ja, jo vetëm që janë të paaftë të parandalojnë këtë kokëfortësi nacionaliste të Gruevskit, por në mënyrë të drejtpërdrejtë bëhen bashkëpjesëmarrës në sjelljen e këtyre vendimeve antishqiptare”, shtoi ajo.

Ferati shtoi se PDSH,-ja u thërret të gjithë shqiptarët, prindërit, arsimtarët, nxënësit si dhe shoqatave civile, që të rezistohet “kundër vendimeve të këtilla diskriminuese që sjell kjo qeveri.”/ Zhurnal /

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve