Mbrëmë në fshatin Labunishtë u dogjën ambientet ndihmëse të kishës "Shën Nikolla" të fshatit, ndërsa me ndërhyrjen e shpejt të banorëve lokal dhe zjarrëfikësve zjarri është lokalizuar dhe nuk ka pasur asnjë dëm të shkaktuar në brendinë dhe pjesën e jashtme të kishës.
Kryeministri Nikolla Gruevski po vijon vizitën e tij në Turqi, ndërsa deri tani Qeveria nuk ka mbajtur ndonjë seancë të jashtëzakonshme për të hartuar strategji për uljen e tensioneve dhe rritjen e kapaciteteve për siguri dhe mirëbesim ndëretnik. Në rajonin e Strugës deri tani nuk ka qëndruar asnjë nga ministrat e Qeverisë.
Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dje bëri thirrje për mobilizim të të gjitha forcave konstruktive për të ruajtur stabilitetin e përgjithshëm dhe për të mos u bllokuar proceset integruese.
Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko ka dënuar aktet e fundit të dhunës dhe sidomos tentimin për djegien e kishës në Labunishtë, duke bërë thirrje për ulje të tensioneve. Ai me këtë rast ka fajësuar komunën e Vevcanit si katalizatore të incidenteve dhe tensioneve të fundit.(INA)
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull