Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Qeveria tė investojė nė rajonet e banuara me shqiptar


E marte 2 Mars 2010 12:57

 

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere ka ftuar qeverinë e Maqedonisë që të investojë dhe të hap vende të reja të punës në rajonet e margjinalizuara, banorët e cilëve masovikisht po e braktisin vendin drejt perëndimit, në kërkim të një jete më të mirë.

Këto komente të diplomatit evropian erdhën pas eksodit të shqiptarëve të rajonit të Kumanovës drejtë Belgjikës dhe Francës.

“Rritja e numrit të shtetasve të Maqedonisë që po kërkojnë azil në Belgjik është vërtet shqetësuese”, deklaroi Fuere. Ai paralajmëroi se së shpejti kryeministri i Belgjikës do ta vizitoj Maqedoninë dhe disa vende të rajonit, për tu njoftuar për së afërmi me këtë situatë.

Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të angazhohet më shumë për të parandaluar agjencitë turistike që mos manipulojnë me njerëzit.

Dy muajt e fundit mbi 1000 familje shqiptare nga Likova dhe Kumanova, kanë aplikuar për azil në Belgjikë. Ata që kanë marrë vendim për të udhëtuar drejt Belgjikës nuk parapëlqejnë të flasin në mikrofon për arsyet e ikjes. Por, deklarojnë se arsyeja kryesore është kriza ekonomike. "Secili ka hallet e veta dhe kushtet ekonomike që mbretërojnë këtu na detyrojnë të marrim këtë rrugë," thotë një banor i Likovës.

Ditë më parë agjencia e lajmeve INA publikoi lajmin ku njoftohej se në vitin 2002 Bashkimi Evropian ka ndarë mbi 500 mijë euro, për investime në rajonet e krizës, mirëpo këto para kanë përfunduar diku tjetër.Destinacioni i tyre pritet të sqarohet nga njerëzit kompetent që kanë menaxhuar me këto fonde.

Vërshimi masiv i banorëve të komunës së Likovës dhe Kumanovës drejt vendeve të BE-së nxori në sipërfaqe gjendjen e rëndë dhe mosrevitalizimin e këtyre rajoneve, nëntë vite pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001. (INA)

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 2 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 2 here
  • nimetulla E enjte 4 Mars 2010 12:50

    duhen te ken turb pak partit politike,edhe un jam i komunes se likoves por kam hikur deri sa te kem stehim jam ne zvicer,por me pas mundesi nuk kthena kurr ma ne maqedoni,maqedonasit dihet sa jan te mir po poi ndihmon politika e shqiptarve qe ta na mbysin rajonet e luftes,por dot mbijetojm diqysh se shpirtin e kena pi allahut ezevuexhel.

    Reply

  • ibra presheve E enjte 4 Mars 2010 14:00

    Shum von i paska ra ndermend ambasadorit te EU te flas per kete pune edhe ata me shum marifetlleqe i kan ndihmu kesaj duke u nisur nga pperkrahja pa rezerve e mbrotjes se maqedonise e deri te gjitha aprovimet qe i bene ne favor te maqedonasve e ne dem te shiptarve edhe tash kur vershuan shiptart atje prap fajin e kan shiptart pse nuk vdesin urie ne trojet e veta qe ti paguajn shtetit maqedon te gjitha tatimet dhe te heshtin pse nuk ka zhvillim ne trojet e tyre EUROP JE BASHKEPERGJEGJSE PER KETE EKSOD te shqiptave, robertson pat thene nji kohe se shiptaret gjuajten mbi demokracine!!!!!????????? cilen demokraci ???cilen bashkjetese ??? at te skllavo pronarit dhe skllavit flm EUROP........

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve