Shtatë herë më i nxehtë se dielli ynë - dhe dhjetëmilionë herë më i ndriçuar. Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar yllin më të madh të universit, pikërisht në galaktikën fqinje "Kashta e Kumtrit". Megjithatë shkencëtarët, të cilët nuk kanë marrë pjesë në këtë studim nuk duan ta përjashtojnë që ndoshta britanikët dy yje që qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit mund t' i kenë konsideruar si një të vetëm. Sidoqoftë dimensionet janë të paimagjinueshme.
Zbulimi në mjegullën Tarantel - më sensacionali
Disa zbulime të mëdha shkencore janë realizuar falë teleskopit gjigand në shkretëtirën e Kilit, Atakma.
Por zbulimi i fundit është me sa duket më gjigandi. 180 mijë vjet dritë larg nesh - në të ashtuquajturën mjegulla Tarantel - studiuesit e Universitetit Sheffield kanë zbuluar yllin R136 a1: Ky yll rezaton dhjetë milionë herë më shumë dritë se Dielli ynë dhe është gati 300 herë më i rëndë se ylli më i madh, që është fotografuar ndonjëherë. Një krahasim direkt i madhësisë e bën këtë më të kuptueshme: Përballë gjigandit të ri Dielli nuk duket më i madh se një top tenisi.
Richard Parker, astronom në Universitetin e Sheffield: "Deri tani njerëzit besonin, se ekziston një kufi maksimal i madhësisë: Që yjet mund të jenë maksimumi 150 herë më të rëndë se sa Dielli, i cili gjithashtu është mjaft i madh. Me zbulimin tonë tani ne e kemi dyfishuar këtë limit. Kjo natyrisht do të bëjë që të shtrohen shumë çështje të reja."
Studiesit duan të hulumtojnë pikërisht për pyetjet që shtrohen. Vëzhgimet e mëtejshme me teleskopin pritet të sqarojnë, nëse në univers ka më shumë gjigantë./dw/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull