Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Bota Jonė

artikuj
 

Rabini izraelit bėn thirrje pėr “zhdukjen” e palestinezėve


E hėne 30 Gusht 2010 11:42

 

Një rabin i lartë nga një parti brenda koalicionit qeveritar të Izraelit ka bërë thirrje që lideri i palestinezëve Mahmoud Abbas të “zhduket nga bota jonë”.

Rabbi Ovadia Yosef, lideri shpirtëror i Shas, bëri këtë deklaratë në kohën kur bisedimet për Lindjen e Mesme janë gati të fillojnë në Washington.

Ai tha se “që të gjithë njerëzit e këqij që urrejnë Izraelin, sikur Abu Mazen (Abbas), të zhduken nga bota jonë”. Ai shkoi më tej duke thënë se “të gjithë palestinezët duhet të vdesin nga murtaja për sprovat që i shkaktuan Izraelit”, raporton AP.

SHBA-ja i dënoi komentet si “shumë ofenduese”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e distancoi veten nga komentet, me një deklaratë ku thuhej se qeveria e tij kërkon paqe me palestinezët.

Shefi i ekipit negociator palestinez, Saeb Erakat, ka dënuar komentet si “nxitje për gjenocid”.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 2 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • Hamdi E hėne 30 Gusht 2010 14:00

    S.A, Ja pra kush jan jehudet edhe nga shqiptaret gjejn perkrahje, na vjen keq per kta shqiptar te ndershem...

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve