Sipas Ramës, kjo krizë është një barrë e shtuar për gratë shqiptare. Kreu socialist ka kujtuar disa prej probleme më të mprehta të vendit, si rritja e çmimit të energjisë, etj, çka sipas tij, ka rënduar tejet shumë gjendjen në familjet shqiptare.
“Sot është dita për të shprehur respekt për të gjitha këto vuajtje, por njëkohësisht edhe revoltë, që këto vuajtje të mos kthehen në normë, që mbi këto vuajtje të mos shtrihen ditë për ditë shtresat e gënjeshtrave për suksese, për zhvillime, për integrime, për investime, për realizime, që në fakt të gjitha së bashku nuk janë asgjë tjetër veçse propagandë e shfrenuar, e një pushteti që e zhyti Shqipërinë në këtë krizë dhe ua vuri këtë barrë të pamerituar mbi supe të gjitha nënave shqiptare”, tha Rama gjatë ditës së djeshme në një takim me gra dhe vajza. Gjatë takimit, Rama ka cekur edhe çështjen e kutive të votimit, duke theksuar se rrënjët e krizës janë tek kutitë e votimit.
“Ato kuti nuk janë sende për pronësinë mbi të cilat grinden dy palë, ne nuk kërkojmë ndonjë të drejtë prone, mbi ato sende dhe pala tjetër nuk i mban peng ato sepse i konsideron si një pronë që nuk mund t’ia jap opozitës”, tha kryesocialisti.
“Në demokraci, një qeveri nuk mund ti lejoj vetes të bëj të gjitha këto që i lejon vetes e ashtuquajtura qeveri e vendit tonë. Dhe e dini pse? Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse çfarëdo që do të bëj në kundërshtim me interesat apo me pritshmërinë e qytetarit, do të duhet ta paguaj ditën kur qytetari hedh në kutinë e votimit, opinionin e tij për qeverinë, ndërkohë që në rast se qeveria arrin ta marrë votën edhe kur qytetari nuk ia jep, atëherë marrëdhënia mes qeverisë dhe qytetarit, nuk është më marrëdhënia që demokracia garanton, duke e vënë qeverinë në varësi të qytetarit”, tha më tej Rama./start/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com
Dr. Mustafa Bajrami
Mr. Ajni Sinani
Mexhid Yvejsi
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Reklama 228 x 90.png)
Avni Xhemajli
Mr. Rrahman Ferizi
Besiana Kurmeka
Gentian Jetishi
Hamdi Nuhiju
Adnan Abrashi
Reklama 228 x 90.png)