Për myslimanët në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) Ramazani është një muaj i posaçëm, kur u shpall Kur’ani i shenjtë dhe Zoti shpalli se besimtarët mysliman duhet të jenë veçanërisht të përkushtuar duke agjëruar nga agimi deri në muzg.
Sipas besimit Islam, ata që agjërojnë mund të presin falje për mëkatet e kaluar.
"Kjo është një periudhë e pastrimit të shpirtit nga zakonet e këqija dhe kjo është arsyeja se pse cilido mysliman i vërtetë, udhëtues i vërtetë shpirtëror, duhet t'a përmbushë atë me punë të mira, që është një parakusht për progresin shpirtëror”, tha imami i Tuzlës Muhamed Lugaviç.
Këtë vit, Ramazani bie në verë dhe besimtarët kalojnë rreth 16 orë pa ushqim dhe pije. Mund të duket si një sipërmarrje e vështirë, por myslimanët e BiH thonë ndryshe.
"Nëse je një besimtar i vërtetë që agjëron për t'iu bindur Zotit, kjo nuk është e vështirë. Ditët e mija të agjërimit janë mbushur [me punë], unë kryej detyrat e mija çdo ditë dhe nuk e ndjej këtë si uri”, tha, Almir Seçkanoviç.
Iftari, koha kur një besimtar lejohet të hajë, nis kur xhamitë ndezin dritat pas perëndimit të diellit.
Pleqtë në Tuzlla kujtojnë me nostalgji kohët kur iftari njoftohej me topa që ushtonin nga kodrat. Por në kohërat e sotme me teknologji të përparuar, edhe zëri i myezinit që thërret nga minarja është zëvendësuar me pajisje të cilësisë së lartë të riprodhimit të zërit.
Duke lënë mënjanë modernizimin, shumë e shoqërojnë Ramazanin me familjen dhe miqtë.
"Kohërat kanë ndryshuar, por disa zakone janë të njëjtë. Përsëri mblidhemi me familjen dhe miqtë për iftarin. Tradicionalisht, një tryezë e mbushur me ushqim është një shans i mirë për mbledhjet familjare”, tha Muhamed Shehiç, nga Kladanji, një komunë midis Sarajevës dhe Tuzlës.
Të tjerë, si Samra Hidanoviç, përshkruajnë një ndjenjë lumturie rreth iftarit.
"E kam bërë këtë për 12 vjet dhe kënaqem edhe më shumë nëse e kam kaluar Ramazanin duke agjëruar”.
Besimtarët dhe jo-besimtarët po ashtu bien dakord se është buka e shijshme afgane, e pjekur tradicionalisht në furrat e vjetra, që e plotëson përvojën.
Sead Hukiç, i cili punon në furrën e Tuzlës, më e vjetra në BiH, përgatit bukët e Ramazanit, ashtu siç u poqën disa qindra vjet më parë.
"Nuk ka asgjë më të bukur se kur kalon rrugën dhe nuhat bukën afgane dhe farat e erëzave në të”, tha ai.
Gjatë Ramazanit, thjeshtësia dhe dhënia janë traditat kryesore boshnjake. Në frymën e festës, shumë përpiqen që të ndihmojnë të varfëritë dhe të sëmurët, ndërsa organizatat fetare bëjnë veprimtari kulturore për të nxitur harmoninë shpirtërore.
Në shumë koncerte dhe ekspozita të Ramazanit anembanë vendit, levhat tradicionale islamike, që janë disqe prej bakri me korniza, në të cilët skaliten vargje të Kuranit me metoda tradicionale, duken kurdoherë të tërheqin interesin më të madh. Kohët mund të ndryshojnë, por theksi mbi traditën dhe anën shpirtërore mbetet i njëjtë.
Ramazani në Serbi
Rreth 240,000 myslimanë të Serbisë festojnë Ramazanin, edhe në këtë muaj, ndarja midis dy grupeve mbetet. Ndërsa bashkësitë ruajnë traditat e festës, shumë thonë se po shpresojnë për paqe dhe tolerancë.
Ndonëse të gjithë myslimanët në Serbi i takojnë shkollës sunnite të Islamit, ata janë të ndarë në dy grupe me emra të ngjashëm, por thellësisht kundërshtare: Bashkësia Islamike e Serbisë dhe Bashkësia Islamike në Serbi.
Bashkësia Islamike në Serbi, e kryesuar nga Myftiu i Sanxhakut, Muamer Zukorliç, beson se myslimanët në Serbi duhet të vijnë nën autoritetin e Bashkësisë Islamike në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Megjithatë, Bashkësia Islamike e Serbisë beson se myslimanët në Serbi duhet të kenë administratën e tyre. Ata formuan një Riyasat (këshill suprem) më 2007 dhe zgjodhën një Reis (president i këshillit).
Në disa vitet e fundit, ka pasur përplasje fizike midis anëtarëve të të dy grupeve, veçanërisht në Novi Pazar, ku myslimanët janë shumica e popullsisë.
Në pritje të Ramazanit, përfaqësuesit e të dy bashkësive bënë thirrje për paqe dhe tolerancë.
Bashkësia Islamike e Serbisë dhe Myftiu serb Muhamed Jusufspahiç tha: "Në emër të Allahut, mëshirë-plotit, kontribuoni për paqen dhe stabilitetin si atje ku jetojmë me të tjerët dhe atje ku të tjerët jetojnë me dhe pa ne”.
Myftiu i Bashkësisë Islamike në Serbi Muamer Zukorliç tha se boshnjakët po festojnë Ramazanin me një "luftë për lirinë, të drejtat dhe nderin" për myslimanët në Sanxhak dhe Serbi. Ai tha se agjërimi është "mënyra më e mirë për të edukuar shpirtin dhe trupin me frymën e vetë-përmbajtjes”.
Jusufspahiç i tha, se "askush nuk e pëlqente" konfliktin brenda bashkësisë islamike, por theksoi: "Nuk ka ndarje të fesë këtu. Është vetëm një keqkuptim dhe produkt i opinioneve të ndryshëm rreth mënyrës sesi duhet të organizohet bashkësia jonë. Dhe kjo është e lejueshme në Islam”.
Ai shtoi se beson fort se myslimanët në Serbi nuk duhet të vijnë nën autoritetin e Rijasetit të Bosnjës.
"Zoti na krijoi si njerëz të lirë. Ai pret që të vendosim rregullin, jo ta shkatërrojmë atë. Kjo është e vërtetë për çfarëdo kohe, çfarëdo vendi. Kjo është e vërtetë sot, për ne; kjo është e vërtetë për Serbinë," tha Jusufspahiç.
Amela Zupiç nga Novi Sadi thotë: "Është e trishtueshme që kjo po ndodh. Shpresoj se do të ketë njerëz të mençur që ta qetësojnë të gjithë këtë."
Ajo tha se Ramazani është një sfidë e madhe sepse duhet të përmbahesh nga ushqimi dhe të gjitha kënaqësitë trupore nga lindja e diellit deri në perëndim.
"Duhet të kesh vullnet të fortë për një agjërim të tillë. Por për këtë arsye, i afrohemi kaq pranë Zotit këtë muaj," tha Zupiç. /setimes/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull