Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Artikuj

artikuj
 

Ramazani, sezonė e adhurimit apo ...


E shtune 28 Gusht 2010 15:56

 

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh. Vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, ndërsa përshendetjet tona çdoherë qofshin mbi më të dashurin tonë, mbi Muhammed Mustafanë s.a.v.s., mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij të ndershëm e besnikë dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë traditën e tij, deri në Ditën e Gjykimit.

E falënderojmë Allahun xh.sh. i Cili ka krijuar çdo gjë nga asgjë dhe në mesin e këtyre krijesave është edhe koha, që e ka bërë rrotulluese, lëvizëse, e që në një ajet kur'anor thotë: "Dhe këto janë ditët të cilat i rrotullojmë mes njerëzve dhe që Allahu të i dijë ata të cilët kanë besuar dhe që të përzgjedhë prej jush dëshmorë (dëshmues), Allahu nuk i do zullumqarët” (3:135).

Prandaj, prej urtësive te Allahu është edhe ajo se muslimanët janë të obliguar që të llogarisin kohët e tyre me kalendarin hënor, siç ka thënë Pejgamberi s.a.v.s. "Agjëroni me vrojtimin e saj (hënës) dhe mbarojeni agjërimin me vrojtimin e saj (hënës)", dihet se kalendari hënor ka së paku dhjetë ditë më pak se kalendari diellor që përdoret në mesin tonë dhe mu këtu shfaqet urtësia e Allahut xh.sh., që e bën të mundur që të mos mbetet as një ditë e vitit, vetëm se në të të ketë agjërim, prandaj edhe ne jemi dëshmitarë të asaj që muaji i shejtë i Ramazanit, në të cilin jemi tani çdo vit lëviz nga dhjetë apo njëmbëdhjetë ditë, pra këto janë ato ditët, të cilat Allahu xh.sh. po thotë që i ka bërë të rrotullohen në mes njerëzve.

Allahu xh.sh. nuk ka krijuar asgjë në mënyrë spontane dhe pa qëllim, prandaj çdo gjë e krijuar nga Allahu xh.sh. e ka misionin e vetë krijues që me përfundimin e këtij misioni do të përfundojë edhe vetë qenia sepse ekzistena e qenies pa mission (qëllim) është e koteë, prandaj edhe ky rrotullim i kohës e ka qëllimin e vetë e që është ndarja e besimit nga mosbesimi, dallimi i besimtarit nga jobesimtari, me një fjalë sprove për të parë se kush janë besimtarët e vërtetë, e që fatkeqësisht ne vetëm se kemi filluar rënien në këtë sprovim me afrimin e ketij Muaji të shenjtë drejt vapës dhe drejt verës, nga besimtarët lojalë,sezonalë (mos tu themi munafikë).

Ky muaj i shejtë i Ramazanit, është tradita e të gjithë Pejgamberëve të Allahut xh.sh. dhe ishte obligim edhe i atyre që ishin para nesh dhe do të jetë deri në Ditën e Gjykimit, prandaj edhe na takon që të kthehemi pakëz në historinë e ndritur të Islamit dhe të shohim se si ishte ky muaj dhe se si pritej ky muaj prej kohës së Pejgamberit s.a.v.s. e deri në kohën e sotme, në mënyrë që të mund të bëjmë disa krahasime të vogla, me lejen e Allahut.

Transmetohet nga Pejgamberi s.a.v.s. se kur vinte muaji Rexheb, çdoherë bënte dua duke e lutur Allahun xh.sh. që t’ia begatojë muajin Rexheb, si dhe muajn Shaban dhe t'ia mundësojë që të arrijë muajn Ramazan duke qenë Allahu i kënaqur me të. Ndërsa nga Aliu r.a. transmetohet të ketë thënë se sahabët, gjashtë muajt e parë të vitit luteshin që t’ua mundësojë Allahu xh.sh. ta arrijnë Ramazanin, ndërsa pjesën tjetër të vitit luteshin që t’ua pranojë atë Allahu, ndërsa ne sot me përfundimin e iftarit të fundit e harrojmë Ramazanin dhe thuajse askush më nuk kujtohet ta lus Allahun xh.sh. për pranimin e tij apo që të ta lus për t'ia mundësuar që të arrijë së paku edhe Ramazanin e ardheshëm. Pra ata jetonin tërë vitin me prezencën e Ramazanit, ndërsa ne sot jetojmë vetëm disa pjesë të ditës në të cilën agjërojmë sepse pjesët tjera të ditës ose i kalojmë duke fjetur ose harrojmë fare që jemi agjëeshem, përderisa të mos na e përkujtojnë të tjerët.

Pejgamberi s.a.v.s. dhe shokët e tij, në këtë muaj kishin zhvilluar disa luftëra, siç transemtohet se në këtë muaj ishte zhvilluar lufta e Bedrit, Fet’hit (çlirimit) si dhe në transmetimin e Taberaniut thuhet se është zhilluar edhe lufta e Hunejnit. Ndërsa ne sot nuk jemi në gjendje që së paku me nefsin tonë të bëjmë luftë që së paku në këtë muaj të trijumfojmë duke e ditur se edhe neve na ka ndihmuar Allahu si e ka ndihmuar Pejgamberi s.a.v.s. dhe shokët e tij e këtë e ka bërë duka na i prangosur shejtanët, siç transmetohet nga Pejgamberi s.a.v.s., e me këtë na e bëri më të lehtë luftën në mposhtjen e epshit dhe egos sonë (nefsit).

Transmetohet gjithashtu se sahabët në këtë muaj të shejtë mundoheshin të shrytëzonin çdo çast dhe frymë të tyre në adhurim të Allahun xh.sh. saqë thuhet se disa prej tyre në këtë muaj e bënin hatme Kur'anin deri në gjashtëdhejetë herë ndërsa për Othmanin r.a. thuhet se e bënte hatme Kur'anin jashtë namazit çdo ditë, ndërsa netët e tyre ishin të mbushura me namaz nate dhe pa gjumë në sy e ditët e tyre ishin lufte në rrugën e Allahut dhe jetë e zakonshme. Ndërsa ne sot agjërimin e bëjmë me shumë mundim edhe përkundër asaj që jemi në kushte shumë më të mira se Pejgamberi s.a.v.s. edhe përkundër vapës së madhe që po na mundon, e për të cilën Pejgamberi s.a.v.s. në një hadith ka thënë se kjo vapë është vetëm fryma e zjarrit të xhehenemit (Allahu na ruajtë prej tij) tejkalojmë pranë kondicionerëve dhe duke mos dalur fare thujase në këtë muaj duhet që ditët e tij të jenë të vdekura ndërsa për netët e tij të mos flasim fare sepse ato i kalojmë duke ngrënë e duke pirë sikur të ishte duke na pritur vdekja me ezanin e sabahut, netët i kalojmë duke shikuar televizion dhe të paktë janë ata të cilët Allahu i ka mëshiruar që këto net t’i kalojnë në adhurime dhe përkushtim të plotë ndaj Allahut xh.sh., ndërsa nëse është fjala për pushimet tona verore aty nuk bëhet fjalë sepse çdonjëri prej nesh mundohet që t’i shfrytezojë deri në maksimum duke u arsyetuar se ndoshta vitin tjetër nuk do të kenë mundësi që përsëri të jenë në pushime. Po a thua vallë, këta kanë marrë ndonjë garancion nga Allahu xh.sh. që ta arrijnë Ramazanin tjetër në mënyrë që ta kompensojnë këtë, po edhe sikur ta arrinin s’do të mund ta kompensojnë sepse Pejgamberi s.a.v.s. transmetohet të ketë thënë se një ditë e humbur në Ramazan nuk kompensohet edhe po të agjëronte njeriu tërë jetën e tij.

Prandaj, me plot të drejtë, Ramazanin mund ta quajmë si sezonë adhurimesh në aspektin e rëndësisë që ka ky muaj dhe në aspektin e shumëfishimit të shpërblimeve në këtë muaj, por assesi nuk guxojmë që këtë muaj ta marrim si muaj të vetëm të adhurimit dhe me kalimin e këtij muaji të zhytemi në "gjumë ariu", por këtë muaj duhet marrë vetëm si një shtytës, gjenerator, mbusheës i motorit tonë (zemrës) që të mos e ndalim tempon e ibadeteve deri sa të vijë Ramazani tjetër në mënyrë që prapë t’i rimbushim zemrat tona me besim dhe përkushtim ndaj Allahu xh.sh.

Dhe në fund e lusim Allahun xh.sh. që të na e mundësojë që në këtë muaj të jemi plotësisht të përkushtuar ndaj Tij, që këtë muaj të na e bëjë sezonë përfitimesh dhe dobish të shumta, që këtë muaj të na e bëjë për neve dhe jo kundër neve Ditën e Gjykimit, që këtë muaj të mos na e bëjë muaj të shtimit të ngrënies dhe pirjes, të vdekjes së ditëve tona dhe ngjalljes së netëve tona pranë serialeve televizive, por që këtë muaj të na e bëjë gjallëri shpirtërore dhe trupore, të na e pranojë agjërimin tonë, të na e lehtësojë atë dhe të na e mundesojë që ta arrijmë Ramazanin e ardhshëm në mënyrë që t’i përmirësojmë lëshimet e bëra në këtë muaj.

All-llahumme Amin!

 

Përgatiti: Artan Musliu, Amman-Jordan




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i artikujve