Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Raport negativ i KE pėr pikėn kufitare Morin-Vermicė


E hėne 8 Shkurt 2010 14:37

 

Raporti konfidencial i ekspertëve të Komisionit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave ka qenë negativ për pikëkalimin kufitar Morin-Vermicë. Në muajin nëntor të vitit që sapo lamë pas, një grup ekspertësh të Komisionit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave kanë monitoruar për afro një javë pikëkalimin kufitar Morin-Vermicë, kryesorja që lidh Kosovën me Shqipërinë. Ndërkohë që këto ditë ka mbërritur pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare raporti konfidencial i ekspertëve, i cili ka qenë negativ. Burime të Policisë Kufitare të rajonit të Kukësit, që nuk duan të identifikohen, kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” se në raport janë paraqitur mjaft vërejtje dhe mangësi në përmbushjen e kritereve në fushat e specifikuara në udhërrëfyes për sa i përket çështjes së administrimit të kufijve. Madje në raport thuhet se policia në pikëkalimin kufitar të Morinit ka falsifikuar edhe raportet ditore që kanë të bëjnë me kontrollet në këtë pikëkalimi. Sipas ekspertëve të KE-së që kanë monitoruar në Morin, në pikëkalimin kufitar të Morinit, megjithëse ekziston pajisja(urë)për kontrollin e automjeteve, policia përgjatë një jave nuk ka kontrolluar asnjë automjet në këtë pajisje, ndërkohë që në raportet ditore ka të shënuar se ka kontrolluar pesë të tilla në një ditë. Një vërejtje tjetër e raportit ka të bëjë me mosushtrimin e kontrollit për mjetet radioaktive, ndërkohë që në pikëkalimin kufitar të Morinit janë të instaluara pajisjet për kontrollin e lëndëve radioaktive që mund të qarkullojnë bashkë me mallra të ndryshme që përmbajnë sasi radioaktiviteti. Në raport thuhet gjithashtu se pavarësisht se investimet në pajisje nuk kanë munguar, madje thuhet se ato janë nga më bashkëkohoret, potencialet njerëzore që shërbejnë në kufi lënë mjaft për të dëshiruar, me gjithë trajnimet e shumta që janë kryer. Drejtori Rajonal i Kufirit për Qarkun e Kukësit, Ylber Zyberi, ka mohuar faktin se raporti të ketë qenë negativ, por ai thotë se është bërë progres dhe se vërejtjet e paraqitura në raport do të jenë një udhërrëfyes për të ardhmen. Në kufirin Shqipëri-Kosovë ekzistojnë gjashtë pika të kalimit kufitar, ku tri prej tyre kanë status doganor. Morini është pikë doganore e kategorisë së parë, Qafë-Prushi në Has e kategorisë së dytë dhe Qafë-Morina në Tropojë e kategorisë së tretë. Nisur nga kushtet e reja të krijuara nga ndërtimi i autostradës Milot-Kukës-Morin, pikëkalimi kufitar i Morint ka ndërruar “de facto”statusin duke u bërë e njëjtë me atë të Kapshticës në Korçë dhe duke ia kaluar pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës në Pogradec. Të tri pikëkalimet kufitare me status doganor janë të përfshira ne sistemin e kontrollit elektronik TIMES. Nëpërmjet këtij sistemi kontrollohen të gjitha hyrje-daljet në të gjitha pikëkalimet kufitare tokësore, detare dhe ajrore të Shqipërisë. Në sistemin elektronik TIMES janë të përfshirë të gjithë personat në kërkim nga Shqipëria, rajoni dhe Evropa, si dhe personat e dyshuar që merren me veprimtari të paligjshme si trafik droge, armësh e qeniesh njerëzore. Ndërkohë në këtë sistem janë të regjistruara edhe automjetet e vjedhura në vendet e sipërpërmendura. Komisioni Evropian ka investuar në përmirësimin e infrastrukturës në pesë pikëkalimet kufitare të Shqipërisë me Kosovën, përfshirë edhe pikëkalimet Orgjost –Orqushë dhe Shishtavec-Krushë, që nuk kanë status doganor. Edhe në këto dy vendkalime ka filluar puna për ndërtimin e godinave të reja që do të jenë në dispozicion të Policisë Kufitare dhe të Doganës. Projekti për përmirësimin e infrastrukturës në vendkalimet kufitare të Shqipërisë me Kosovën financohet nga Komisioni Evropian dhe është pjesë e ndihmës financiare që Bashkimi Evropian po jep për ndërtimin e 11 pikëkalimeve në të gjithë Shqipërinë, me vlerë të përgjithshme 5.4 milionë euro. Ndërkohë që investimet në pajisje nuk kanë munguar, madje nga specialistët e kufirit thuhet se ato janë nga më bashkëkohoret, potencialet njerëzore që shërbejnë në kufi lënë mjaft për të dëshiruar, pavarësisht nga trajnimet e shumta që janë kryer. Komisioni Evropian ka përcaktuar kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për të arritur një marrëveshje për liberalizimin e vizave. Dokumenti i cili do të jetë udhërrëfyesi i gjithë këtij procesi i është dorëzuar Qeverisë shqiptare. Sipas dokumentit, Shqipërisë i kërkohen ndërhyrje të shumta në legjislacion, ngritjen e një sërë strukturash, trajnimin e tyre dhe mbështetje të konsiderueshme financiare. Brukseli ka përcaktuar në mënyrë të detajuar detyrimet që Shqipëria duhet t’i përmbushë. Dokumenti është miratuar nga Këshilli i Ministrave të BE-së dhe i është dorëzuar zyrtarisht ministrit të Jashtëm shqiptar, Lulëzim Basha. Ai është i ndarë në katër blloqe kryesore që përmbledhin fushat ku kërkohet ndërhyrje dhe përcakton në mënyrë të qartë atë çka Shqipëria dhe autoritetet e saj duhet të realizojnë. Ndërkohë që Bashkimi Evropian ka deklaruar se kushti kryesor për vizat për sa u përket problemeve teknike të udhërrëfyesit janë dokumentet e identifikimit dhe siguria e tyre, si dhe menaxhimi i integruar i kufirit. Për sa i përket çështjes së administrimit të kufijve, Komisioni kërkon përshtatjen dhe zbatimin e legjislacionit që rregullon lëvizjen e personave në kufijtë e jashtëm, masa buxhetore dhe administrative që të sigurojnë infrastrukturë efikase, pajisje dhe teknologji, si dhe programe trajnimi me policinë kufitare, doganierët dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë. Shqipërisë i kërkohet ngritja dhe zbatimi i mekanizmave për kontrollin e flukseve migratore, mbajtjen e të dhënave si për emigracionin e ligjshëm, ashtu dhe atë ilegal apo ngritjen e strukturave për analizimin e tyre. Po ashtu kërkohet përmirësimi edhe në hetimin e rasteve të trafiqeve të organizuara./KOHA/

 




Komentet

Ky artikull eshte komentuar 2 here
  • stockholmi E marte 9 Shkurt 2010 15:01

    sigurisht keta thij i pengon qe ne kosovaret mund te kalojm ne shqiperi pa na maltretuar me kontrolla te shumta dhe dojn te na izolojn.

    Reply

  • matrix E enjte 11 Shkurt 2010 19:43

    Nese me kishin pyetur Mua, ato paisje do ti dergoja ne Merdare dhe ne Han te Elezit, e jo ne mes kombit Shqipetar.. Serish turpi e ka nje emer, e ai eshte **Europa**

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve