Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, shpreson që vendet anëtare të Aleancës të bien dakord në takimin e nëntorit në Lisbonë, që të fillojnë procesin e kalimit të përgjegjësive te forcat afgane. Deklarata e Rasmusenit u bë të hënën, ditë kur misioni ISAF humbi nëntë ushtarë.
Rasmusen gjatë një interviste për televizionin danez tha se situata e sigurisë në Afganistan nuk është e kënaqshme, por shtoi se janë shënuar përparime në këtë fushë. Ai tha se mbështet përforcimin e fushatës ushtarake kundër talibanëve në Kandahar e Helmand, që janë dy nga bazat kryesore të militantëve.
Rasmusen nënvizoi se lufta nuk mund të fitohet vetëm me mjete ushtarake, por varet dhe nga zhvillimi i arsimit, ekonomisë e shëndetësisë./rel/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull