Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj
 

RDK: Halit Alili nuk ka dhėnė asnjė deklaratė


E premte 1 Mars 2013 9:01

 

Lidhur me deklaratën e publikuar dje ku Halit Alilit kishte theksuar se PDSH nuk ka bërë asnjë presion ndaj RDK-së, ka reaguar nënkryetar i RDK-së dhe Kryetar i Shtabit Zgjedhor të RDK-së, Artan Dika.

"Përmes Kryetarit të Degës së RDK-së në Saraj, Lulzim Farizit, kam konktaktuar personalisht me Halit Alili, i cili më ka konfirmuar se ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë, pra as deklaratën në të cilën përmendet emri i tij, në të cilën nuk ka fare as nënshkrim", shkruan në reagimin e Dikës.

"Halit Alili nuk është bartës i listës së këshilltarëve të RDK-së në Komunën e Sarajit, por bartës është Z. Avni Bislimovski dhe këtë mund ta vërtetojë secili edhe në Komisionin Komunal Zgjedhor edhe në Selinë e RDK-së", sqaron RDK në reagimin e saj.

"Informacioni i publikuar sot gjatë konferencës së shtypit të RDK-së për frikësime, kërcënime dhe oferta për blerje votash në Komunën e Sarajit nga ana e njerëzve të kandidatit të PDSH-së për kryetar komune është plotësisht i vërtetë dhe i konfirumuar edhe nga Kandidati i RDK-së për Kryetar të Komunës së Sarajit, Z. Blerim Haliti, edhe nga Kryetari i Degës së RDK-së në Komunën e Sarajit, Z. Lulzim Farizi. Shoqërimi i frikësimeve, kërcënimeve dhe ofertave për blerjen e votave edhe me manipulime dhe mashtrime përmes lëshimit të deklaratave të falsifikuara në emër të personave të tjerë, fare pa dijeninë e tyre, është treguesi më i mirë se çfarë janë në gjendje të bëjnë disa persona vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet", thuhet mes tjerash në reagimin e nënkryetarit të RDK-së dhe Kryetar i Shtabit Zgjedhor, Artan Dika.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në redaksi të mediave kishte ardhur e-mail nga Halit Alili ku pohohej se nuk janë të vërteta akuzat e RDK-së ndaj PDSH-së.



RDK: Halit Alili nuk ka dhėnė asnjė deklaratė

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 2 = ?