Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Reagime nga Unioni i Gazetarėve tė Kosovės

Unioni i Gazetarėve tė Kosovės (UGK), nėpėrmjet njė komunikatė pėr media ka reaguar ndaj lirisė sė shprehjes nė Kosovė e sidomos me keqėsimin e saj nė ditėt e fundit.

E enjte 11 Mars 2010 15:06

 

“Reagimi i organizatës “Reporterët pa Kufij”, në të cilin dënohen sulmet mbi gazetarët në vendin tonë, është një shqetësim edhe për Unionin e Gazetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

“UGK vazhdimisht ka kërkuar dhe kërkon nga mekanizmat ndërkombëtarë dhe institucionet e Kosovës, që të jenë më të vëmendshme dhe të bëjnë më shumë në përmirësimin e lirisë dhe shprehjes në Republikën e Kosovës”.

UGK me këtë rast, iu ka bërë thirrje kolegëve gazetarë që për asnjë moment të mos lejojnë që t’i nënshtrohen presioneve politike, mirëpo në vazhdimësi ta ngrehin zërin për lirinë dhe mundësinë e veprimit të tyre.

“UGK konsideron se liria e shprehjes është njëri nga kushtet për anëtarësimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike, prandaj duke pas parasysh këtë UGK, bënë thirrje për plotësimin e këtij standardi”, përfundon komunikata. /Telegrafi/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 2 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve