TIRANË- Komisioni i posacëm parlamentar për Reformën Zgjedhore i mbledhur sot në mjediset e Kuvendit miratoi me konsensus amendamentet e propozuara nga ekspertët që kanë të bëjnë me financimin e fushatës elektorale të subjekteve politike.
Amendamentet konsistojnë në reformimin e kritereve të financimit të fushatës si dhe burimeve publike dhe private të saj.
Nga amendimi i shtatë neneve të kodit zgjedhor dhe konkretisht të pjesës së VII-të të tij, që lidhet me financimin e zgjedhjeve, përfituese do të jenë partitë e vogla, të cilat, edhe nëse nuk marrin mandate parlamentare, do të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit.
Paketa e miratuar sot është e para në kuadrin e ndryshimeve të domosdoshme në ligjin zgjedhor të rekomanduar nga OSBE/ODIHR në raportin përkatës ku përfshihen 53 rekomandime.
Në mbledhjen e sotme morën pjesë dhe ekspertë të huaj, të ngarkuar nga OSBE-ODIHR për të asistuar Komisionin e Reformës zgjedhore, zoti Jessie Pilgrim dhe Richard Lappin.
(ma.ar/BalkanWeb)
Reklama 229 x 170.png)
Olsi Jazexhi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Muhidin Ahmeti
Faik Miftari
Sali Shasivari
Mr. Ardian Ramadani
Mr. Iljasa Salihu
Artan Musliu
Opinione te lexuesve
Abdullah Klinaku
Opinione te lexuesve
Blerim Gashani
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull