Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj
 

Regjimi sirian, kontroll tė rreptė arkivoleve


E premte 1 Mars 2013 12:13

Shtypja e dhunshme e revolucionit sirian nuk po persekuton vetëm të mbijetuarit. Regjimi nuk po i lë rehat as të vdekurit. Ai ka marrë një vendim të quditshëm, pasi nuk lejon varrosjen e viktimave pa u kontrolluar mirë arkivolet.

Kjo shkel një traditë të gjatë në Siri, ku një arkivoet mbeten të mbyllura në rrugën nga shtëpia e të ndjerit deri në xhami, pastaj deri në varreza.

Arkivolet qëndrojnë hapur, dhe kontrollohen edhe nga forcat e sigurisë së Asadit.

"Kur ata filluan kërkimin ne arkivolin e tim bir, unë do të doja të isha e vdekur, për të mos qenë e poshtëruar kështu si sot”, tha nëna e njërit prej të rinjve të vdekur.

Funerali në formën islame, që zakonisht realizohet me pjesëmarrje të madhe të njerëzve është ndaluar tashmë dy vite. Kjo është bërë pasi funeralet zakonisht bëheshin shkas i protestave.

Tani vetëm dy makina lejohen të marrin pjesë në varrim, ajo që mbart në trup e viktimës, dhe ajo që bart familjen e të ndjerit.

Makinat zakonisht kontrollohen me vëmendje të veçantë. Sipas disa burimeve, arsyeja e kontrollit të madh të arkivoleve është gjoja se ata mund të fshehin eksplozivë në arkivol.

/mesazhi/



Regjimi sirian, kontroll tė rreptė arkivoleve

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 5 = ?