Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
echo content

artikuj
 

Rėnditja e FIFA-s, tjetėr rekord pėr Shqipėrinė


E enjte 9 Maj 2013 14:13

Kombëtarja shqiptare ka arritur një ngritje rekorde në ranglistën botërore FIFA/Cola-Cola World Rangking. Shqipëria tani është në pozitën e 43-të me 640 pikë.

Muaj më parë kombëtarja jonë u ngrit në pozitën e 48-të që ishte ngritja më e lartë në historinë e futbollit tonë. Ndërsa, sot me 9 maj, kur u publikua lista e re e FIFA-s, u vërejt një ngritje prej pesë pozitave. Kjo tani është arritja më e madhe e futbollit shqiptar dhe në këtë sigurisht se ka ndikuar ndeshjet e fundit të shkëlqyeshme të kombëtares kuqezi.

Top 10-shi nuk ka pësuar ndryshime, Spanja vazhdon të jetë e para me 1538 pikë, Gjermania e dyta me 1428 pikë, Argjentina e treta me 1296. Shqipëria ka përparuar për pesë pozita dhe ka 640 pikë, përpara Paraguait dhe pas Republikës së Koresë. Sa i përket renditjes së përgjithshme, në Top 10 nuk pati ndonjë ndryshim./standardi/

Renditja e FIFA-s

1. Spanja 1538 pikë

2. Gjermania 1428

3. Argjentina 1296

4. Kroacia 1191

5. Portugalia 1163

6. Kolumbia 1154

7. Anglia 1135

8. Italia 1117

9. Holanda 1093

10. Ekuadori 1058

----------------------------

43. Shqipëria 640



Rėnditja e FIFA-s, tjetėr rekord pėr Shqipėrinė

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 1 = ?