Nëse Beogradi e BE-ja merren vesh për ndryshimin e Rezolutës mbi Kosovën, teksti që ndodhet para Asamblesë së Përgjithshme të KB do të korrigjohet përmes amendamenteve, shkruan sot “Politika” e Beogradit. Se cili vend do të shfaqet në rolin e parashtruesit të amendamentit, tash për tash nuk dihet se cila pjesë e tekstit mund të ndryshonte.
“Politika” citon burime sipas të cilave bisedimet rreth përmbajtjes së amendamentit ende nuk kanë filluar dhe se me BE-në tash për tash janë zhvilluar vetëm konsultime. Atëherë kurë të jetë e sigurt se do të jetë e mundshme ujdia, përkatësisht se është gjetur “zgjidhja e pranueshme për të dy palët, që do të ruante edhe interesin tonë nacional”, delegacioni ynë do të udhëtojë për në Bruksel, ku me zyrtarët e BE-së do të punojë në tekstin e amendamenteve, pohon “Politika” t’i ketë thënë burimi nga qeveria e Serbisë.
Në Beograd sot arrin edhe ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague, që në Britani është vlerësuar si presion i forcuar mbi Serbinë që të mbyll çështjen e Kosovës dhe të pranojë pavarësinë e saj. Burimi në qeverinë serbe, sipas kësaj gazete, ndërkaq thotë se vizita e Hague ishte më herët e planifikuar dhe se nuk mund të thuhet se Kosova dhe Rezoluta serbe janë shkase të drejtpërdrejta për të.
Profesori i Universitetit të Oxfordit, Mark Almond, i ka thënë BBC-së se “edhe Britania, edhe Gjermania, shefi i diplomacisë së vendit që vizitoi Beogradin javën e shkuar, do të dëshironin që për vendet e Ballkanit Perëndimor të vlejnë të njëjta kushte, e një nga kushtet vendimtare për hyrjen në BE, nga i cili ishte hequr dorë në rastin e Qipros, është që të mos ketë probleme kufitare.
Se biseda rreth Rezolutës mbi Kosovën është arsyeja kryesore e ardhjes së Hague në Serbi konsideron Ognjen Pribiçeviq, nga Instituti i Shkencave shoqërore. Pribiçeviq thotë se është e sigurt se Serbia ka treguar dëshirë që të arrihet kompromisi, por kjo mbetet të shihet nëse është i mundur.
Ognjen Pribiçeviq konsideron se ndodhet në provë para se gjithash aftësia e BE-së për të bërë politikën e vet të jashtme.
“Për BE-në është shumë e rëndësishme të arrijë kompromis rreth Rezolutës, meqë Kosova është çështja e fundit e madhe politike e hapur në Evropë dhe çështje që e ndan BE-në. Meqë në rastin e Serbisë bëhet fjalë për vendin që synon të bëhet anëtare e unionit, BE ka arsye të veçantë që të tregojë, para se gjithash para amerikanëve, se është në gjendje të bëjë politikën e vet të jashtme”, thekson ai, dhe shton se madje edhe SHBA përpiqet që çështjen e Kosovës t’ia hedhë BE-së që ajo të përpiqet të arrijë kompromisin dhe me këtë të dëshmojë praktikisht se është e aftë për të zhvilluar politikë të jashtme./koha/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull