Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Rice: Assad i ka ditet e numeruara

Ambasadorja e SHBA-sė nė OKB flet pėr situaten nė Siri

E mėrkure 8 Shkurt 2012 12:43

Në një kohë që dhuna në Siri sa vjen dhe shtohet, zyrtarët amerikanë bënë të qartë se Shteteve të Bashkuara u ka humbur durimi me Presidentin Bashar al-Asad.
“Ditët e tua janë të numëruara”, tha ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice, në komentet e drejtuara udhëheqësit sirian. “Është koha, madje i ka kaluar limitet, për të transferuar pushtetin me përgjegjësi dhe në mënyrë paqësore”
Komentet e saj erdhën pasi dy zyrtarë të lartë të administratës thanë për CNN se, ndërsa fokusi i SHBA-së mbetet në ushtrimin e presionit diplomatik dhe ekonomik mbi Damaskun, Pentagoni dhe Komanda Qëndrore amerikane kanë filluar një shqyrtim paraprak të brendshëmtë kapaciteteve ushtarake, në mënyrë që të përgatisin opsionet në rast se Presidenti Obama bën thirrjen për ta.Megjithatë, një nga zyrtarët tha se "Kjo mbetet një fushatë për të aplikuar presion ekonomik dhe diplomatik." Asnjë zyrtar nuk ishte i gatshëm për t'u identifikuar, pasi nuk ishin të autorizuar për të biseduar me mediat.Ndërkohë në sfondin e fjalëve rreth planeve për një ndërhyrje ushtarake të mundshme, gjakderdhja ka vazhduar pa u pakësuar në Siri edhe ditën e martë. Me mijëra janë civilët të cilët kërkojnë trajtim pas plagëve të marra nga sulmet qeveritare dhe dhunës së vazhdueshme. Thirrje të tilla duket se kanë patur ndikim mijëra kilometra në drejtim të perëndimit në Uashington. Senatori John McCain, një anëtar kryesor republikan, tha të martën se Shtetet e Bashkuara "duhet të fillojë duke marrë parasysh të gjitha opsionet, duke përfshirë edhe armatosjen e opozitës së re. Mirepo duket se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane të menjëhershme për të ndërhyrë në Siri
Zyrtarët e OKB-së vlerësojnë se 6.000 njerëz kanë vdekur që nga protesta, e cila filloi gati një vit më parë. Ndërsa grupet e të drejtave të njeriut shkojnë më tej, duke folur për të pakten 7339 persona të vrarë./abc/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve