Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Rifillojnė reshjet e dėborės


E mėrkure 15 Shkurt 2012 12:19

 

Reshjet e dëbores rifilluan sërish duke u shtrirë për pak kohë edhe në kryeqytet. Në zonat veriore dhe juglindore të vendit, reshjet e dëbores kanë rinisur me intensitet duke sjellë edhe ulje të mëtejshme të temperaturave,por edhe bllokimet e shumë zonave.

Në Dibër, Bulqizë, Kukës dhe Elbasan reshjet janë rikthyer sërish me intensitet, duke shtuar problemet e banorëve që janë të bllokuar.

Sipas të dhënave që vijnë nga Shtabet e Emergjencave civile në këto prefektura reshjet e borës kanë ribllokuar akset nacionale, të cilat një ditë më parë u hapën duke shfrytëzuar edhe mungesën e reshjeve. Autoritetet e njësive vendore në Dibër e Bulqizë janë në operacione për hapjen e rugëve, ndërsa banorët e Martaneshit, Ostrenit dhe Trebishtit vazhdojnë të kërkojnë ndihmë, pasi rezervat ushqimore u kanë mbaruar dhe janë shtuar emergjencat shëndetësore. Në Dibër situata vijon të përkeqësohet, pasi kanë filluar reshjet e borës dhe temperaturat kanë rënë deri në minus 16 gradë celsius.

Pjesa më e madhe e Shqipërisë vijon të jetë nën borë, por në veri trashësia e saj vijon të sjellë probleme në qarkullim dhe si pasojë emergjenca të shumta shëndetësore. Prej 15 ditësh, të izoluara mbeten dhjetëra fshatra në veri të vendit, kryesisht në Tropojë, Has, Pukë, Kukës, Malësi e Madhe, Dibër dhe Mirditë.

Në Pukë raportohet se ka mungesë të ujit të pijshëm prej disa ditësh. Edhe në Kukës vijon e njëjta situatë, ku të gjitha komunat janë të izoluara. Ndërsa në Valbonë të Tropojës vijon mungesa e energjisë elektrike prej 5 ditësh tashmë. Në Malësinë e Madhe, gjendja në Vermosh dhe Dukagjin mbetet e njëjtë, me qindra banorë të izoluar në mes të dëborës, ku trashësia arrin dhe deri në 3 metra.

Krerët e komunave bëjnë apel për rezerva ushqimore. Në Mirditë komuna Selitë, Fan dhe fshatrat përreth janë të izoluara, ndërsa disa akse janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë. Mësimi është i pezulluar që prej datës 1 shkurt. Në Rrëshen temperatura minimale e regjistruar mëngjesin e së mërkurës është minus 7 grade.

Probleme ka edhe në Librazhd, ku raportohet se disa komuna nuk kanë asnjë komunikim me pjesën tjetër, pasi rrugët janë tërësisht të bllokuara nga bora. Reshje bore dhe në qarkun e Korçës, ku ende nuk ka probleme në akset nacionale, ndërsa prej 6 ditësh është i bllokuar aksi Korçë-Dardhë. Situata më e rënduar paraqitet në komunën e Lekasit, e cila është e izoluar prej 3 javësh.

 

Gjendja e rrugëve

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, në njoftimin e saj për shtyp të paradites së të mërkurës bëri publik problemet që hasen në akset nacionale dhe rurale të vendit.

Sipas kësaj ministrie Rrura nga Ura e Topojanit drejt Peshkopisë, qarkullimi kryhet me dy kalime me zinxhirë deri në Maqellarë.

Në vazhdim rruga është e bllokuar dhe detyrimisht kalohet me zinxhirë. Rruga Peshkopi-Muhur-Qafë Draj e deri në Zall-Dardhë është e hapur vetëm me një kalim me me zinxhirë, pjesa pjesa tjetër tërësisht e bllokuar. Në Bulqizë, aksi Qafë Buall - Ura e Topojanit me një kalim me zinxhirë, ndërsa segmenti tjetër Ura e Cerenecit deri në Steblevë e bllokuar. Jo më pak probleme ka edhe në aksin Qafë Buall – Krastë, ku lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me një kalim dhe me zinxhirë. Në Kukës, Pukë, Has, Tropojë e Shkodër rrugët thuajse janë në të njëjtën situatë si më parë. Shumë prej tyre janë të kalueshme me zinxhirë, dhe të tjerat të pakalueshme. Rruga Kukës - Qafë Shllak është hapur qarkullimi me zinxhirë vetëm 1 km. Rr.Kukës - Krumë qarkullohet me zinxhirë, ndërsa aksi për në Draj Rec I bllokuar. Vazhdon të jetë I bllokuar segmenti Kukës – Shishtavec e më tej për në Topojan. Në Has, qarkullimi kryhet me zinxhirë, ndërsa rrugë Bajram Curri-Kam e bllokuar. Forcat e mirëmbajtjes së rrugëve kanë bërë të mundur hapjen e aksit Bajram Curri – Fierzë, e cila mund të kalohet vetëm me zinxhirë. Por jo pak probleme shfaqen edhe në autostradën Tiranë-Kukës. Në njoftimin për shtyp, Ministria e Punëve Publike sqaron se rruga nga Tuneli Kalimash - dogana e Morinës e kalueshme pjesërisht dhe me zinxhirë.

Në Mat, situata është edhe më e rënduar, sepse pothuajse rrugët rurale janë të gjithë të bllokuara, ndërsa aksi nacional është I hapur dhe lëvizja kryhet pa probleme. Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Punëve Publike dhe transportit, edhe në Vlorë ka pasur probleme me qarkullimin në disa akse. Rruga Vlorë – Borsh, pikërisht në qafën e llogorasë është e kalueshme me zinxhirë, po kështu edhe në Gjirokastër aksi Jorgucat– qafa e Muzinës.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 8 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve