Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Artikuj

artikuj
 

Roli i Islamit nė etikėn e shoqėrisė


E enjte 11 Mars 2010 14:21

 

Autor: Tarik Ramadan

 

Le të biem dakord mbi këtë fjali: ne jetojmë në një shoqëri pluraliste dhe ky është një fakt i pamohueshëm. Ne jemi qytetarë të barabartë por dallojmë për shkak të kulturës dhe religjiozitetit. Pra si mundet neve të shmangim “konfliktin e identitetit” mes komuniteteve, duke ndryshuar pikëpamjet dhe duke përcaktuar dhe promovuar vlerat etike që çdo religjion dhe kulturë i gëzon? Për më terpër që një shoqëri pluraliste ka nevojë për një etikë të fortë në mënyrë të tillë që të përmbajë brënda saj diversitetin, të drejtat e barabarta dhe të përballohet dhe me racizmin, korruptimin por dhe me sfida ndërkombëtare si krizat ekonomike, ngrohja globale dhe migrimet.

Një formë për të arritur këtë qëllim mund të jetë edhe reflektimi i këtij diversiteti. Nëse kemi rënë dakord që besimi nuk u duhet imponuar personit atëherë në një farë mënyre kemi rënë dakord që jeta jonë do të definohet nga kontribuimi i çdo tradite dhe filozofi e religjioneve. Për më tepër, mënyra për të sjellur një jetesë të tillë është një çështje kritike e një debati të gjerë.

Kur flasim për muslimanët e rinj që jetojnë në vendet perëndimore, atëherë debati bëhet akoma më i vështirë. Islami perceptohet si një problem, e asnjëherë si një dhuratë e cila duhet të çmohet si një pasuri në këtë civilizim. E ky është një gabim i rëndë, sepse Islami ka shumë për ti dhënë kësaj shoqërie- e aq më shumë kur flasim për individualitete politike apo të biznësit që janë shfaqur kohët e fundit të cilët kanë respektuar ligjin por kanë pasur parime etike.

Literatura Islame gjithashtu ështe e mbushur me rëndësinë dhe kujdesin që duhet pasur ndaj të edukuarit të etikës, duke folur dhe për përgjegjësinë individuale që duhet të ketë gjithsekush kur komunikon, mëson dhe u mëson të tjerëve të cilët janë çështje thelbësore në mësimet e Islamit. Muslimanët priten që të jenë “dëshmitarët e mesazhit të tyre mes njerëzve” që do të thotë që duhet të flasin në një mënyrë etike, duke ndaluar thashethemet, korruptimet dhe duke respektuar natyrën. Ata e kanë për detyrë që të integrohen në politikë dhe të jenë prej atyre të cilët duhet të shmangin spekulimin dhe këto janë bazat etike të jetës së një muslimani.

Për më tepër, që prezenca e muslimanit duhet të përçoj pozitivitet. Islami nuk ka një rrënjosje të kulturës Greko-Romake dhe as atë Judeo-Krishterë e cila mbizotëron në kulturën e përgjithshme Europiane. E as nuk e ka bazuar etikën e saj në debate dogmatike apo në ndërthurje të plotë me religjiozitetin sikurse mund të ketë ndodhur me religjione të tjera. Ata mund të operojnë mjaft mirë brënda sferës së ligjit dhe jetës publike. Në këtë mënyrë jetesa me to do të na ndihmonte që të luajmë një rol sa më pozitiv për të ardhmen tonë. Ajo mund të na ndihmojë për të ringjallur dhe një herë disa nga parimet dhe tiparet fundamentale të Europës.

Për të folur pak më shkoqur. Muslimanët u rikujtojnë bashkëqytetarëve të tyre që nuk mundet të heqin qafe etikën tradicionale duke e zëvendësuar atë me një ligjt neutral që është i ndërtuar dhe elaboruar në tregjet e lira. Për të arritur në zbatimin e ligjit dhe transparencës demokratike natyrisht që nuk është kaq e thjeshtë. Krizat bashkëkohore shoqërore dhe ato të nivelit ndërkombëtar po na rikujtojnë se duhet të jemi më tepër etik ne jetën tonë publike dhe jo vetëm efiçent.

Ndërkohë që për të biseduar se kush mund të jetë një etikë e përbashkët është një debat më vete i cili nuk mund të kryhet këtu. Por nëse duam të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët atëherë është vendi dhe koha e përshtatshme për tu kryer. E kjo e ardhme nuk mundet që të ngushtohet me debate përsa i përket identitetit kombëtar dhe po në të njëjtën formë ne duhet të ndalojmë që të trajtojmë diversitetin si një pengese, sepse ajo duhet trajtuar në mënyrë të kundërt. Ndërsa etika e bazuar në qytetarinë tonë duhet të zëvendësohet me angazhimin tonë kundrejt një humanizmi të përbashkët.

 

Ky artikull është publikuar në 23 Shkurt 2010 në gazetën The Guardian

 

Përktheu: Xhodi Hysa





Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 9 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i artikujve