Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Familja

artikuj
 

Rrahja e gruas

Nuk i nderon gratė veēse njė fisnik dhe nuk i keqtrajton veēse njė i lig.

E hėne 25 Janar 2010 13:57

 

Autor: Xhasim MUTAVA

 

Disa persona të keqinformuar, gjatë debateve dhe diskutimeve rreth fesë thonë: "Islami e dhunon gruan dhe i bën asaj padrejtësi duke e lejuar shoqin që ta godasë dhe ta rrahë".

Këtë e mbështesin në ajetin që thotë: "Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato." (Nisa, 34)

A nuk është dhunë dhe padrejtësi që burri të rrahë gruan e tij? Përse të mos i lejohet dhe gruas ta rrahë burrin, i cili sillet keq me të? Përse të mos gëzojë dhe gruaja të njëjtën të drejtë si edhe burri?

Gjatë një ligjërate, një nga gratë që dëgjonin u ngrit dhe më tha: "O profesor Xhasim! Islami i ka dhënë të drejtën burrit ta rrahë gruan e tij! Apo nuk është kështu?"

Unë i thashë: "O motra ime! Kjo nuk është për të gjithë gratë. E dyta, është për një kategori të caktuar. E treta duhet të dimë se rrahja e përmendur në ajet, interpretohet dhe përmban shumë detaje që ti dhe shumë të tjera nuk i dini. Ne duhet ta kuptojmë mirë ajetin dhe shkakun e shpalljes së tij".

Por ajo më ndërpreu dhe më tha: "Jo, jo, jo. Më lër të shfryhem një herë dhe ta nxjerr mllefin që kam."

Unë i thashë: "Mirë, shfryhu!"

Ajo tha: "Ashtu siç ka të drejtë burri të më godasë dhe të më rrahë mua, edhe unë dua ta rrah atë".

Unë e pyeta: "Po kush të ka privuar ty nga kjo e drejtë? Rrihe sa herë të duash burrin tënd! Por a e din çfarë pasojash mund të ketë kjo?"

Ajo u përgjigj: "Për Zotin po e qëllova, më thyen në mes."

Unë i thashë: "O motër! Le ta ndërtojmë diskutimin tonë duke u bazuar në logjikë dhe arsye. Nuk ka përse të shfryhemi dhe të nxjerrim mllefin e akumuluar nga problemet dhe hallet tona. Ne po flasim për sistemin Islam, i cili ka burim hyjnor. Nuk e kam vendosur unë këtë sistem dhe askush tjetër nga njerëzit. Është vetë Zoti i madhëruar, Krijuesi dhe Mirëmbajtësi i gjithësisë, ai që e ka përligjur diçka të tillë".

Statusin e gruas në islam, ne duhet ta shohim të plotë dhe jo të pjesshëm. Ajo në të cilën besojmë, është se islami e ka nderuar dhe fisnikëruar gruan. Personi i parë të cilit Profeti a.s. i foli për mesazhin islam, ishte gruaja e tij, Hadixheja r.a. Pra, ishte një grua dhe jo burrë. Gjithashtu, ai e përfundoi dhe e mbylli mesazhin e tij, u largua nga kjo botë, me kokën të mbështetur në kraharorin e gruas së tij, Aishes r.a.. A nuk është vlerësim diçka e tillë?

Tani, le t'i kthehemi ajetit që përmendëm në fillim. Fillimisht, duhet të dimë që Islami dhe Kurani nuk e porosisin burrin që ta rrahë gruan. Është vetëm një rast, ku lejohet rrahja. Ky rast në arabisht quhet "nushuz" dhe që interpretohet si sjellja më ekstreme e keqe e gruas.

"Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato".

Siç e shohim dhe nga vetë ajeti, është një rast përjashtues. Në origjinë, gruaja është dhe duhet të jetë e logjikshme, e arsyeshme dhe e dashur. Një grua e tillë nuk ka të bëjë aspak me ajetin e mësipërm. Ajeti i mësipërm, nuk përfshin as një grua e cila ka kërkesa të shumta dhe është grindavece.

Burrit i lejohet ta qëllojë gruan vetëm në një rast, kur gruaja e trajton të shoqin me mendjemadhësi dhe arrogancë. Është mendjemadhësia dhe arroganca, kuptimi i vërtetë i fjalës "nushuz" që përmendet në ajetin e mësipërm. Nëse gruaja e kundërshton dhe e refuzon kërkesën e të shoqit për një arsye të caktuar, gruaja nuk quhet "nashiz" që meriton të edukohet, qoftë dhe me një dackë.

Nëse burri e rreh të shoqen pa shkak dhe arsye, ai konsiderohet gjynahqar dhe do japë llogari para Zotit.

Veç kësaj, goditja si mjet edukimi vjen pas disa etapash dhe përpjekjesh. E para është këshilla. Në këtë rast, bashkëshorti ulet me të shoqen dhe e këshillon mbi sjelljet e saj të papranueshme dhe arrogante. Ky lloj dialogu dhe bashkëbisedimi mes dy bashkëshortëve, duhet të zhvillohet disa herë.

Nëse arsyeja dhe logjika nuk zgjidhin gjë, atëherë burri përdor marifetin emocional, me shpresë se problemi do të zgjidhet. Ky marifet konsiston në braktisjen e shtratit bashkëshortor. Braktisja bëhet duke fjetur në të njëjtën dhomë gjumi, në të njëjtin krevat bashkëshortor, por duke i kthyer asaj shpinën. Disa gra vuajnë shumë psikologjikisht nga një sjellje e tillë dhe reflektojnë.

Kjo metodë mund të përdoret për një javë dhe mund të vazhdojë dhe me muaj të tërë. Nëse edhe kjo formë nuk ka dobi, burrit i lejohet që të përdorë dajakun. Por, nëse mendon se kjo është e dobishme dhe normalizon marrëdhëniet.

Edhe në këtë rast, dijetarët e kanë shtjelluar dhe detajuar çështjen. Sipas tyre, nëse burri mendon se vetëm dajaku e zgjidh çështjen, atëherë ai nuk duhet të jetë si hakmarrje dhe për të shfryrë mllefin. Goditja në këtë rast bëhet me një qëllim madhor dhe ai është që gruas t'i përçohet mesazhi se i shoqi është lodhur me të dhe sjelljet e saj. Me këtë sjellje, sikur i shoqi i thotë: Unë tashmë kam filluar ta humbas ndjesinë se jam bashkëshorti yt dhe se je bashkëshortja ime.

Dijetarët muslimanë e quajnë këtë lloj dajaku, si edukues.

Abdullah ibnu Abasi e përshkruan këtë formë edukimi me fjalët: "Rrahja në këtë rast nuk duhet të jetë e fortë. Burri e qëllon të shoqen me shkopin e misvakut (sa një furçë dhëmbësh)."

Pra, nuk është rrahja dhe dajaku që na shkon ne në mendje. Madje, disa dijetarë thonë se burri e rreh të shoqen me shami, duke shmangur fytyrën dhe duke mos i lënë shenja në trup".

Kushdo që lexon hadithet e Profetit a.s, do të gjejë se ai, edhe pse ajeti është i qartë, i këshillon dhe i porosit burrat që të sillen mirë me gratë dhe të mos i dhunojnë.

A është i obliguar burri të veprojë sipas ajetit të mësipërm?

Nëse një grua, sillet me arrogancë dhe mendjemadhësi me të shoqin, a e ka obligim dhe detyrë i shoqi që të ndjekë hapat e lartpërmendur në ajet? A e ka obligim që fillimisht t'a këshillojë, pastaj ta braktisë në shtrat dhe në fund ta godasë? Apo është i lirë të zgjedhë një formë tjetër? Si duhet të veprojë ai, nëse e din që po t'i ndjekë të gjithë hapat e lartpërmendur, sjellja e të shoqes nuk përmirësohet?

Dijetarët muslimanë thonë se nëse burri e din se edhe pas rrahjes e shoqja nuk do të reflektojë, nuk i lejohet ta rrahë. Nëse e rreh, ai konsiderohet gjynahqar. Kjo, pasi ai e dinte se ky ilaç nuk do e zgjidhë problemin, prandaj nuk ka përse ta qëllojë. Kjo e bën këtë çështje shumë delikate dhe të ndjeshme.

Për këtë, Profeti a.s. ka thënë: "A nuk i vjen turp ndonjërit prej jush ta rrahë të shoqen ashtu siç rreh skllavin e tij? Si mund ta rrahë në mbrëmje dhe në mëngjes të kryejë marrëdhënie bashkëshortore me të?!"

Kur dikush e pyeti Profetin a.s. se cilat ishin detyrat e burrit nga gruas së tij, ai tha: "Ta ushqesh kur ushqehesh vetë, t'i sigurosh veshjen siç e siguron për vete, të mos e godasësh në fytyrë, të mos e shëmtosh dhe të mos e braktisësh veçse në dhomën e gjumit".

Pas këtyre haditheve dhe shumë të tjerëve, është e palogjikshme dhe e papranueshme që të marrim një pasazh Kurani dhe të themi që ky është Islami.

Nëse dikush prej nesh do shkëpuste një copë nga Australia në një hartë letre dhe do të pyesnim dikë se kujt i përkiste ajo copë, vështirë se do e dallojë. Por nëse këtë copë e bashkojmë bashkë me pjesën tjetër, do të kuptohet që ajo është e Australisë. Një shembull i tillë vlen dhe për Kuranin. Nëse marrim një ajet të vetëm, nga më shumë se gjashtë mijë ajete të Kuranit dhe ta gjykojmë gjithë islamin nga ky ajet, padyshim që është diçka e gabuar.

Kështu, ajetin e mësipërm e vendosim në harmoni dhe përputhje të plotë bashkë me ajetet e tjerë, ku Zoti urdhëron që të sillemi mirë me gratë. Nga këto ajete janë dhe:

"Jetoni e silluni mirë me to!" (Nisa, 19)

"Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato." (Nisa, 187)

"Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë". (Rum, 21)

Duke e studiuar ajetin nën hijen e këtyre ajeteve që sapo përmendëm dhe nën hijen e shumë haditheve profetikë, vetëm atëherë do të kemi një tablo më të qartë mbi statusin dhe pozitën e gruas në islam.

Një herë isha ftuar të marr pjesë në një konferencë ku do të trajtohej një temë e fushës së psikologjisë. Gjatë punimeve u diskutua mbi “mazoizmin” dhe mbi “sadizmin”. Personi që vuan nga “mazoizmi” kulmin e kënaqësisë e ka kur trajtohet në mënyrë të dhunshme dhe i shkaktohet dhimbje, si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht. Nëse një grua vuan nga kjo sëmundje, ajo kënaqet kur rrihet dhe trajtohet egërsisht.

Kurse personi që vuan nga sadizmi, kulmin e kënaqësisë e ka kur i bën të tjerët të vuajnë.

Kur më erdhi radha mua të flas, unë hodha idenë e zbatimit të ajetit në raste të tillë.

Dikush mund të shtrojë pyetjen: Përse të mos ketë të drejtë gruaja ta rrahë burrin për të njëjtat arsye?

Këtij i themi: Nëse gruaja e rreh dhe e qëllon të shoqin, çfarë mund të ndodhë? Padyshim që do reagojë dhe do e rrahë më keq. Ai është më i fuqishëm fizikisht.

Nëse gruas i mohohen të drejtat e saj, ajo mund t'i drejtohet gjykatës. Është gjykatësi ai që e ndëshkon të shoqin e kësaj gruaje sipas shkeljeve.

Edhe pse islami ka vendosur procedura të tilla, thelbi gjithmonë mbetet në sjelljen e mirë dhe zgjidhjen e problemeve me mirëkuptim. Thotë Profeti a.s: "Sjellja e butë sa herë që është pjesë e diçkaje, e zbukuron atë dhe kurdo që hiqet prej saj e shëmton".

Sot, perëndimi na akuzon neve si muslimanë se lejojmë rrahjen dhe dhunën ndaj gruas. Por a e dini sa janë rastet kur një burrë ka dhunuar ose qëlluar të shoqen në vendet muslimane?

Unë kam një studim të bërë në Amerikë mbi këtë çështje. Në çdo 12 sekonda, atje rrihet dhe dhunohet një grua nga i shoqi. Vallë a ekziston një përqindje kaq e lartë tek familjet muslimane?

Si është e mundur që akuzohemi ne për dhunë, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, simboli i demokracisë dhe të drejtave njerëzore, në çdo dymbëdhjetë sekonda rrihet një grua nga i shoqi? Rastet kur gratë vdesin nga goditjet nuk janë të pakta.

Siç thamë dhe më lart, kurrë Profeti a.s. nuk ka vënë dorë mbi një grua. Po ashtu nuk transmetohet se ndonjë nga shokët e tij e ka qëlluar të shoqen e tij. Kjo vlen dhe për brezin që erdhën pas shokëve të Profetit a.s, tabi'inët.

Raste kur burri ka rrahur gruan janë shënuar vetëm tek shtresa më e ulët e shoqërisë muslimane, siç ndodh në çdo vend dhe kohë. Një burrë që rreh të shoqen është një xhahil dhe meskin. Kurrë problemet nuk zgjidhen me të rrahura.

Një thënie e urtë italiane thotë: "Shkopi vlen si për gruan e mirë ashtu dhe për të keqen".

Në islam nuk e kemi këtë. Madje, Profeti a.s. thotë: "Nuk i nderon gratë veçse një fisnik dhe nuk i keqtrajton veçse një i lig".

Ne si muslimanë e kemi obligim që ta njohim mirë fenë dhe Sheriatin tonë. Allahu dhe Profeti a.s. nuk bëjnë dallime mes burrit dhe gruas, veçse në ato raste kur çështja ka të bëjë me statusin e secilit.

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 9 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 15 here
  • meritoni E hėne 25 Janar 2010 14:44

    Allahu ju shperbleft

    Reply

    Replike nga: shkelzen - E hėne 25 Janar 2010 23:57
    deshta te pyes, a mundet ndokush te me tregoj, per nje emision qe edhe dhene me heret ne top channel dhe paraqitur edhe tek mesazhi se si mund ta gjej, emisioni quhet mduket engjujt dhe djajt, ka te beje me xhinet, flm
    Replike nga: Shqiptari Mysliman - E mėrkure 27 Janar 2010 10:00
    Ja ketu mund ta gjeni vella Shkelzen emisionin qe e kerkuat, shpresoj tjete i teri.http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=101056
  • beni E hėne 25 Janar 2010 21:18

    po .existojnė tashme jo pak njerez te pa shkoll qe aludojn ne krahasime shkencore,pa pas haber per shkenc,por duke u bazu ne kur,anat aovjetik rus e qe e poshtrojn kuranin me liberal te muhamedit.ja edhe nje analiz propaganduese sovjetike.Ne Arabin saudite,falė fesė islame,tash e 15 vite ska ndodhur as edhe nje vrasje kriminale pohonte nje musliman mjekerr gjatė,a e besoni ju kta burra.ndesa nje shkenctar ja priti.falė industris-kapitaliste te naftes ku gjat ketyre 15 viteve ju dhuroi arabve miliarda dollar.-pse te ket krime ateher.as ujku sdo ta sulmonte delen po te kishte mish te that per te ngrene.

    Reply

  • Ida E marte 26 Janar 2010 1:53

    Duke i marrur parasysh statistikat e ketij artikulli ne paragrafet e fundit, nje gje duhet te kemi parasysh e qe nuk e marrim ne konsiderate asnjehere e qe eshte se islami shume po identifikohet me popuj dhe traditat e tyre te felliqura, gje qe nuk eshte ne rregull. Te mos harrojme nje gje, se ne shoqerine tone ende ekzistojne burra te cilet i rrahin grate e tyre per te treguar burreri. Fjalen e kam se cekjo far burreria, si ne shtetet arabe, ashtu edhe ne trojet tona - ka bere qe cdo dite te kete gra te gjora te cilat jane bere viktime e saj, e jo e islamit i cili na e ka treguar nje menyre si rrahja, per ta perdorur vetem kur nevoja eshte e domosdoshme. Allahu i udhezofte ata qe jane te prirur per te treguar dhune ndaj gjithe atyre qe e ndiejne veten me te fuqishem se ta! Selamu alejkum!

    Reply

  • Demiri E marte 26 Janar 2010 10:52

    Artikulli me ka pelqy. Allahu ju shperblefte vetem nje korrektimi i vogelAto janė petk pėr ju e ju jeni petk pėr ato. Nisa, 187 eshte ne Bekare, 187, Surja Nisa i ka vetem 176 Ajete.Faliminderit.

    Reply

  • arta E marte 26 Janar 2010 11:07

    burrat shqiptar aq keq sillen me grat e tyre se edhe pa arsyje e rrahin grun e vet

    Reply

    Replike nga: bujar pllana - E marte 26 Janar 2010 20:04
    Te pershendes arta shume dhe pjeserisht ndaj mendime te njejta me juve, pse shume e thjeshte une nuk jam dakort kur thoni burrat shqiptar ne shumes se ka edhe te mire mos harroni ,por ne te shumten e rasteve ashtu eshte , por ky fenomen eshte gjithkund por ne vecanti ne tere gadishullin ballkanik ju e vereni meshkujt jane te semure dhe medioker edhe pse vete une jam mashkull dhe e pranoj edhe pse une nuk jam i tille, po ju e nderuar arta po harroni se edhe grate jane ato qe e durojne e fshehin dhe perseri shfaqin respekt me te madh per ata burra te trashe dhe arkaik qe si mundesi te vetme per rregullimin e cdo problemi e shohin vetem ne dhune ndaj te dobeteve si femijet grate ,arta e nderuar bashkombase ne mentalitetin tone humanizmi eshte i flakur si nje kup boshe kete mos e harro kurre te pershendes shume
  • Mehdi Shkodra E mėrkure 27 Janar 2010 13:46

    Burri qe rrah gruan e ndershme eshte vetem nje kriminel kurse burri qe rrah gruan e panddershme eshte psikopat. per te pandershmen rruga e vetme dhe e drejte eshte ndarja/ divorci/ Kurse te vesh dore ne te ndershmen,Allahu te denon rande si asnje denim tjeter nga kushdo. Ky vleresim nga ana jeme vlen kur bahet fjale per burra te ndershem. ndersa per rastet e burrave te pandershem nuk di te jap vleresime per kete teme.

    Reply

  • Ermiri E enjte 28 Janar 2010 9:17

    Zoti ju nderofte me te mira.Vallahi me ka kenaqur shume trajtimi i kesaj teme.E lus Allahun qe te veprojme keshtu ne kete menyre kaq tq bukur qe na e prezanton Islami.

    Reply

  • lule_67 E premte 29 Janar 2010 19:33

    Selam alejkum.Tem shume e mire ,Zoti ju shperbleft.Me vet thenjen ne fillim se nuk i nderon grat ,veq se nji fisnik,dhe nuk i keqtrajton veq se nji i lig...kjo eshte shume e sakt e mire.Uroj qe te ket sa me shume fisnik amin.

    Reply

  • shyqa E hėne 1 Shkurt 2010 0:58

    e kam nje shok e ka shoqen besimtare elhamdulilah te mire, por ajo vuan nga ai shum sepse eshte shum e urt, e ky e reh dajak si ti vjen qefi atij . ai shum pak din per fe dhe zdon me lexu, zdi si ti ndihmoj asaj sepse ajo as qe guxon te tregoj qe buri e reh , por gruas time i kish treguar, i thot sikurse dikush e shtin me ereh sitvjen nga puna janis me piskat dhe me von dajak , aka dikush ndonji shpjegim si ti ndihmojm , ose duhet ta qoj shokun te naj hoxh por zdi te cili hogj me qu eselamualejkum pres perxhixhe

    Reply

  • Mehdi Shkodra E marte 2 Shkurt 2010 13:47

    Komenti nga vellau SHYQA me preku dhe me shqetesoi shume. Nuk dua ti pres drute shkurt por ne rastin kur gruaja eshte besimtare dhe ai maskarai edhe jobesimtar dhe perdorues shtazarak i dhunes karshi gruas se tij_____ Pergjigja jeme ne keto rrethana sikur te ishte vajza jeme i rekomandoj ta ndaje ate kafshe me fytyre njeriu

    Reply

  • marigona E marte 2 Shkurt 2010 15:05

    po ai qenka i smut dhe ska as nje shpigim per ate po ajo gruja me mir qenka mu nda prej ati kafshe se me jetu me ate kafsh.

    Reply

  • Dita E mėrkure 3 Shkurt 2010 17:17

    selam alekum prej komentit te Shyqes u preka tej mase ngese ai nuk e meriton nje grua siq eshte ajo e lere me te qoj dore ne te All- llahu e denofte ate njeri e asaj motres myslime i ndimofte ................

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve