Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Rreth 1 mijė shqiptarė nė vit tentojnė azilin

Vendet e Bashkimit Europian kanė shumė vite tashmė qė nuk pranojnė mė azilantė politikė nga Shqipėria, megjithatė, rreth 1 mijė shqiptarė ēdo vit vijojnė ta tentojnė.

E marte 14 Shkurt 2012 11:36

 

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta "Shqip", që citon databazën e institutit evropian të statistikave, Eurostat. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2011, 700 shqiptarë aplikuan për azil nga 680 që patën aplikuar në gjashtë muajt e parë të vitit 2010.

Në të dyja rastet, rreth 90 për qind e kërkesave u refuzuan, por norma e refuzimit qe pak më e ulët gjatë vitit 2011, (ndoshta për shkak të trazirave të 21 janarit).

Shumica e kërkesave për azil janë rregjistruar në Greqi dhe Francë, pasuar nga Britania e Madhe dhe Suedia. Në Greqi aplikuan 200 vetë nga të cilët, 195 u refuzuan ndërsa në Francë aplikuan gjithashtu 200 dhe u refuzuan 190 vetë.

Norma më të larta suksesi kanë patur aplikimet në Belgjikë, Britani e Suedi. Në Belgjikë aplikuan 30 vetë dhe u refuzuan vetëm 15 kërkesa ndërsa në Britani, aplikuan 105 vetë dhe u refuzuan 90.

Ajo që vërehet është që norma e refuzimit në Belgjikë ka rënë nga 100 për qind në tremujorin e parë të vitit 2010 në vetëm 50 për qind gjatë vitit 2011.

Kjo rritje e numrit të pranimit të kërkesave për azil në BE mund të lidhet me ngjarjet e 21 janarit. Ndërkohë, vendet e tjera si Suedia apo Britania e Madhe nuk është se janë prekur shumë nga ngjarjet në fjalë pasi norma e tyre e refuzimit nuk ka ndryshuar shumë.

Gjatë vitit 2010, 1285 shqiptarë aplikuan për azil dhe 90 për qind e tyre u refuzuan. Gjatë vitit 2009, patën aplikuar 1615 shqiptarë, nga të cilët, 1435 vetë ose 89 për qind qenë të pafat.

Shqiptarët kanë zhvilluar strategji të shumëfishta për të lehtësuar emigrimin dhe integrimin e tyre në vendet e zhvilluara, përfshirë në shumë raste sajimin e hasmërive politike apo ngjarje gjakmarrjeje.

Pas heqjes së vizave në dhjetor 2011, një numër i konsiderueshëm shqiptarësh u paraqitën në Bruksel me dokumente që vërtetonin se kishin një gjakmarrje në atdhe dhe rrezikonin të vdisnin.

Belgjika e refuzoi shumicën dërrmuese të këtyre aplikimeve ndërsa disa shoqata që lëshonin vërtetimet janë aktualisht në procedim penal.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 1 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • Mehdi E mėrkure 15 Shkurt 2012 17:52

    Azili funksionon ne baze te ligjeve dhe konventave evropiane per azilin. Azili nuk do te mbyllet ndonjihere perderisa funksionon Demokracia. ka shume njerez, biles edhe nga Shqiperia qe duhet te perfitojne azil ne vendet e Evropes, sepse ne vendin e tyre e kane jeten ne rrezik. Prandaj, mos e trumbetoni azilin si nje gogol qe i duhet shmangur edhe atehere kur ai duhet te dale ne mbrojtje te atyre qe nuk kane mbrojtje ne vendin e tyre

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve