Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shėndetėsi

artikuj
 

Rreziku shėndetėsor qė vjen nga mbipesha dhe obeziteti

Numri i njerėzve mbipeshė ėshtė rritur nė proporcione alarmante nė botė, ndėrsa specialistėt e shėndetėsisė vėnė alarmin pėr rreziqet shėndetėsore qė vijnė nga kjo.

E shtune 7 Janar 2012 21:50

Më shqetësues, sipas tyre, është fakti që gjithnjë e më shumë po preken fëmijët, kjo pasi çrregullimet më të zakonshme takohen në fëmijëri.

Sipas specialistëve, ndërsa fenomeni i kequshqyerjes tek fëmijët ka ardhur duke u përmirësuar në Shqipëri dhe gradualisht pritet të shkojë drejt zhdukjes, një kërcënim i madh për shoqërinë është mbiushqyerja dhe ushqyerja e papërshtatshme. Sipas studimeve, përllogaritet se 22 për qind e fëmijëve nën pesë vjeç janë mbipeshë. Ndërsa parashikimet e OBSH-së të kohëve të fundit tregojnë se deri në vitin 2015, afërsisht 2.3 miliardë të rritur do të jenë mbipeshë dhe më shumë se 700 milion do të jenë obezë.

Specialistët theksojnë se fëmijët mbipeshë janë më të rrezikuarit për të vuajtuar nga diabeti tip-2, hipertensioni, vështirësitë në fjetje, si dhe probleme psiko–sociale, si probleme të përparimit të ulët në mësime. Ata kanë dhe probabilitet të madh të mbeten obezë në moshën e rritur dhe të zhvillojnë probleme të sëmundjeve serioze me vuajtje dhe ulje të cilësisë së jetës së tyre.

Shkaku themelor i obezitetit dhe mbipeshës është çekuilibri mes kalorive të konsumuara nga njëra anë dhe atyre të shpenzuara nga ana tjetër. Mbipesha/obeziteti i atribuohet një numri faktorësh, duke përfshirë ndryshimin global në dietë, me tendencën për të konsumuar më shumë ushqime "energjike" me yndyrë dhe sheqerna, por të ulët në vitamina, minerale dhe vlera të tjera ushqyese, si dhe tendenca drejt zvogëlimit e aktivitetit fizik.

Mbipesha dhe obeziteti të çojnë në pasoja të rënda shëndetësore, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare (kryesisht sëmundje të zemrës dhe goditje në tru), të cilat "vrasin" 17 milionë njerëz çdo vit.

Diabeti është një tjetër rrezik i madh që shkaktohet nga mbipesha dhe që, sipas OBSH, do të bëhet shpejt një epidemi globale. Vdekjet diabetike do të rriten me më shumë se 50 % në mbarë botën në 10 vitet e ardhshme, përllogarit OBSH. Po kështu, sipas specialistëve të OBSH, disa lloje kanceresh (endometrial, gjirit, dhe zorrës së trashë), mund të vijnë nga mbipesha dhe obeziteti./trt/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 6 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve