Ish katolikët me të cilët kemi folur thonë se ata nuk janë të zhgënjyer në Zotin, por në kishën dhe një pjesë të klerikëve, të cilët paranë dhe pushtetin e shohin si të vetmin Zot të tyre.
'Predikimet e tyre nuk përputhen me punët e tyre. Meshën e mbajnë sa për sy e faqe. Vetëm pas konvertimit më është plotësuar besimi, ka shumë qytetarë tanë, të pakënaqur me kishën katolike, që duan të konvertohen në Islam, thotë Bogdan Radoniç nga Spliti, njëri prej shumë qytetarëve kroat i cili e pranoi Islamin, dhe sot quhet Jusuf.
‘Tani unë jam njeri më i mirë'
"Kam qenë katolik i flaktë. Shumë shpesh shkoja në meshë, por nuk kam qenë i kënaqur. Para disa vitesh u konvertova në Islam. Edhe një mikeshë ime e afërt, duke parë se sa mirë më ka bërë besimin im i ri, u konvertua në Islam. Ajo këtë ende e fsheh nga familja e saj, por familja ime tek unë, pas konvertimit, ka parë një njeri më të mirë, dhe këtë ndryshim e pranuan shumë mirë. Ai i cili e pranon Islamin, nuk e braktis atë, siç e braktisin disa katolicizmin", thotë Jusufi.
Ndërsa imami i Splitit, Kemal Skender, thotë se vitet e fundit kishte kalime të shumta të katolikëve dhe qytetarëve tjerë në Islam. Brenda vitit qindra njerëz vijnë për të kërkuar këshilla dhe informacion në lidhje me Islamin në qendrën e tyre në Split.
Zëvendës myftiu Aziz Efendija, njëri nga anëtarët më të respektuar të komunitetit musliman fetarë në Kroaci, thotë: “Është e vërtetë se numri i atyre që dëshirojnë të konvertohen në Islam është në rritje. Kërkesa të tilla kemi gati çdo ditë, unë personalisht i njoh ata që nga katolicizmi u konvertuan në Islam. Ne kemi përgjegjësi që të jemi në shërbim të atyre njerëzve.
Disa prej tyre dëgjojnë ligjërata, por ka edhe të tillë që menjëherë dëshirojnë të konvertohen në Islam. Njerëzit janë të zhgënjyer në shumë gjëra, ndërsa qetësinë e gjejnë në Islam”, thotë Efendija duke shtuar se në Kroacia 60 deri në 100 mijë janë muslimanë.
Ai, përmend se numri i muslimanëve është vazhdimisht në rritje. Në pyetjen se a janë katolikët të zhgënjyer në kishën ai nuk dëshiroi të përgjigjet, duke deklaruar se nuk është e tij që t’i shpjegon arsyet.
Petar Zhuniç, dikur 'katolik i flaktë’, e sot pastor i Kishës ungjillore-metodiste në Split, thotë: "Sapo dalin nga kisha, shajnë dhe mallkojnë "
"Çdo të diele shkoja në kishën katolike, nga dy mesha. Isha i impresionuar nga të kënduarit dhe lutjet e ‘besimtarëve’. Por, shumë shpejt e kuptova se këto janë dy koncepte të ndryshme – të quhesh krishterë dhe të jesh krishterë. Nuk i fajësoj ata njerëz, sepse ata nuk dinë ndryshe, por për mua ishte e pakuptueshme që besimi i një besimtari të kufizohet vetëm në kohën e qëndrimit në objekt - kishë, derisa në rrugë fyen dhe mallkon.
Në kokën dhe zemrën time u shfaq një lutje: "O Zot, momentalisht nuk jam në gjendje të dallojë a jam unë i mashtruar dhe në rrugë të gabuar, apo këta njerëz, por kështu ne nuk mundemi së bashku". Shumë shpejt, Zoti më solli në një komunitet i cili e jeton besimin”, thotë Zhuniç, duke shtuar se sot është një ‘shërbëtor i lumtur i Zotit’.
"Zoti më ftoi dhe më aftësoi që me sukses ta kryej fakultetin e teologjisë në Gjermani, dhe ma besoi detyrën më me përgjegjësi. Krahas këtyre mirësive, më dhuroi grua të mirë dhe besimtare, të cilën e kam si asistent besnike në detyrën time, sepse martesa ime e parë kishte dështuar edhe pse kam marrë "bekimin e Kishës" - thotë Zhuniç''./islamgjakova/
split mosque.jpg)
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 7 hereSelamualejkum...Elhamdulilah, elhamdulilah, mu knaq shpirti kur ndegjoj e lexoj qe po konvertohen ne Islam, ne fene e paster te vetmenfe qe pranohet te Allahu, Allahu na forcoft ne dinin tone amin, amin, amin. Pejgamberi jone a.s. ka then se sikur kemisha qe vjetrohet ne trupine njeriut ashtu edhe imani dobsohet, por duhet kerkue nga Allahu xh.sh. qe te na forcoj imanin. Un lus Allahun e madheruar qe te naforcoj te gjith besimatret e ata qe jan konvertu ne islam Allahu i bashkoft me njerez te mirė e pejgamber neper xhenetin Firdevs, amin
mos desht shqiptari me mbajt flamurin La ilahe ilall llah e mban Kroati edhe ata fort
Po vlla Ramiz ashtu esht jo vetem kroati po gjemani danezi anglezi e shum te tjere qe po e pranojn ket din. Pershendtje me selam
selam . Para disa dite lexoja nje liber te Sami Frasherit, liber i shkurter qe pershrunte muslimanet dhe perhapjen e islamit nder shekuj. Ajo qe thekesonte ai qysh pra nje shekulli ishte: Islami tashme nuk do te perhapet me ane te qlirimeve te vendeve tjera por, thekson ai Islami do te perhapet me davet dhe thirrje nga njerezit e devotshem dhe dijetaret e Allahu e perhape fen e Tije. Ai thekeson se qysh ne boten e atehershme ka pasur vende ne Azine e larget e me gjere ku nuk ka shkelur asnje ushtare musliman apo andonje ekspedite e veqatn thirrese por Islami ka depertuar dhe i ka qyteteruar ne njerez te civilizuar,
qashtu valla ramiz, Allahu don nji popull e zhduk dhe e bje tjetrin, kush smun mi than pse,edhe qe spe respekto ligjin pedeeraso-demoNkratik
ramiz hajrizi eki cillu ket fjal vllai Allahi xh.sh. te shperbleft amin amin....se shum shqiptar po thojn feja shqiptarit asht shqiptaria e hutume ne mes te malit e mbusht me ujq e me hijena ce 100 vjet tuna turr bash si bishat e malit edhe ma kec.
Po ashtu eshte se krejt bota kan marr rrugen e vertet qe eshte islami, kurse ne vendin tone as qe jane te kenaqur me fejen e tyre dhe gjithashtu thojne se jemi te prapambetur, lexojeni vete se kush po perparon hhaahhahaahahahahah