Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Artikuj

artikuj
 

Rrugės sė suksesit

Kur'ani na edukon se "jeta e kėsaj bote ėshtė njė pėrjetim i shkurtė dhe mashtrues", e mos u mashtro tė zotėrosh ē'ka aty, por merr atė qė tė nevojitet, do tė kesh shumė.

E marte 2 Mars 2010 21:06

Konsideroje veten të rëndësishëm - Ti je i rëndësishëm vetëm atëherë kur mendon dhe ndihesh si i rëndësishëm. Pse të mos ndihesh i rëndësishëm, kur Zoti yt të ngriti mbi shumë krijesa të Tij! Ti në botën e panjohur je më i fuqishëm se vetë kodrat; ty t'u besua diçka që shumë krijesa më të fuqishme u përulën të paafta për të marrë përgjegjësinë mbi supet e tyre. Po, ti je i rëndësishëm, sepse Allahu të dhuroi fuqi shpirtërore, mendore dhe fizike. Mbi të gjitha, mendjes dhe zemrës sate i dhuroi shkëndi udhëzimi!

Je i rëndësishëm, nuk ke as arsyen më të vogël të ndihesh i mangët; mbi të gjitha, je krijesë e të Plotfuqishmit, të Gjithëpushtetshmit, Allahut; drejtoju me lutje duke u shërbyer me dhuntitë e Tij ndaj teje dhe vërtetë do të ndjesh madhështinë e Allahut në rëndësinë e ekzistencës sate.

Pse të mos ndihesh i rëndësishëm, kur për ty nënshtroi gjithçka në tokë Krijuesi i saj! Shërbehu me to që të ndihesh i rëndësishëm; ji falënderues! Sa i rëndësishëm mund të jetë uji - pa të cilin nuk ka jetë -, për ty, por prapë ti je më i rëndësishëm, sepse uji u krijua për të qenë në shërbimin tuaj. Sa i rëndësishëm që je dhe... ende nuk e ke kuptuar!

Për ta kuptuar më mirë rëndësinë e të qenit njeri, merr shembullin e njerëzve të mëdhenj muslimanë, e do ta marrësh vesh se për qenien njerëzore të udhëzuar gjithçka e rrethon është në shërbim të dobishëm për të.

Përcaktohu se kush do të jesh - Ti nuk mund të arrish të realizosh diçka në jetën tënde përderisa nuk përcaktohesh se kush do të jesh. Bëj zgjedhjen. Je i lirë. Para se të bësh zgjedhjen, mendo e analizo se me atë zgjedhje kush do të ishe, pastaj rreku punës pasi t'i drejtohesh Zotit tënd me lutjen: O Zoti im! Nëse është në të mirën e jetës sime dhe të jetës së amshueshme, më forco!, e nëse jo, më udhëzo për më të mirën për veten time!, mbështetu në udhëzimin e Allahut, e pastaj bëj atë që duhet, mos vështro se ç`thuhet.

Mendo dhe vepro vetëm për sot - Aq më i afërt e konkret të jetë objektivi për të cilin mendon a punon, aq më lehtë është shijimi i fryteve të mendimit dhe punës sate. Mos hedh hapa të gjatë, pasi këmbët i ke afër trupit. Kur Zoti yt nuk të ngarkoi përtej mundësive, atëherë dhe ti mos i tejkalo mundësitë tua. Kur e kupton këtë, arrin gjithçka ke ndërmend.

Kur'ani na edukon se "jeta e kësaj bote është një përjetim i shkurtë dhe mashtrues", e mos u mashtro të zotërosh ç'ka aty, por merr atë që të nevojitet, do të kesh shumë. Ndërkaq, i Dërguari i Allahut, na mësoi se "njeriut në këtë jetë do t'i mjaftonte sa plaçkat e një udhëtari", që ti të jesh i qetë të mendosh dhe të veprosh, e për qëllimin e misionin tënd të jetosh gjersa ta takosh Allahun xh.sh..

Zbulo botën tënde të brendshme dhe merru me të - Sekreti i personalitetit tënd qëndron në aftësinë për të zbuluar karakteristikat, qofshin pozitive a negative të vetvetes tënde; njohja e vetvetes dhe shfrytëzimi i anëve të ndritshme ndërsa minimizimi i anëve të errëta, pikënisje e ndërtimit të personalitetit tënd. Ti je vetvetja, dhe vetëm ti mund ta zbulosh atë, duke qenë nën hijen e Fjalës së Allahut dhe Traditës së Muhammedit a.s..

Vëllazërohu me atë që ka të njëjta ide dhe dëshira - Ti ke nevojë për përkrahje. Nuk mund të realizosh atë që mendon a dëshiron nëse vepron individualisht, por të duhen të tjerë, që kanë të njëjta ide dhe dëshira. Derisa të arrish të vëllazërohesh me të tjerë në ide dhe dëshira, dije se, duhet të forcosh besimin në vetvete, të jesh përcaktuar se kush do të jesh, të mendosh e veprosh me objektivizëm, dhe ta kesh njohur botën tënde të brendshme.

E kështu, do të jesh realist dhe optimist, inshaAllah!

Shkruan Avni Tafili /zgjim.org




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 9 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i artikujve