Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Vitrina e librit

artikuj
 

Rrugetimi i Fese Islame ne Shqiperi

Zbulimi i figurės sė Muhamedit (a.s.) nėpėrmjet kėsaj kryevepre, qė dilte nga pena e Karlajt, lėkundi shumė pikėpamje, rrėzoi shumė opinione tė gabuara dhe detyroi mjaft njerėz qė personalitetin e Muhamedit (a.s.) ta shihnin nė njė optikė tė re…

E mėrkure 7 Dhjetor 2011 22:47

Nga Faik Hoxha (Kacollja)

“Rrugëtimi i Fesë Islame në Shqipëri (1912-1967)”, vepra e fundit e Ali Bashës është kurorëzimi me sukses i një pune shumëvjeçare e këtij autori të palodhur, dhurata më e mirë që i jep sot lexuesit shqiptar, një botim elegant, që hedh dritë mbi historinë e popullit shqiptar në vështrimin islam. Aliut nuk i ka munguar kuraja “për të eksploruar minerale të rralla në troje të pa shkelura”.

Qysh në parathënie autori na njeh me disa nga tezat e trajtuara, fletë pas flete në veprën e tij madhore. Madhore për stilin, mbështetur mbi baza të shëndosha shkencore; në procesin e hulumtimeve ka përpunuar metoda kërkimore të historianit me përvojë dhe i shkon deri në fund problemit. «Rrugëtimi …» edhe pse nuk është vepër publicistike, na jep informacion të gjerë për një periudhë të caktuar të historisë së Shqipërisë, të dhëna të sakta si asnjë vepër tjetër e kësaj fushe e botuar nga institucionet. Prandaj ne themi se librat e A. Bashës mund të përdoren si literaturë plotësuese në ndihmë të studentëve të profilit. « Rrugëtimi …» është kryevepra e Aliut për mesazhin që i parashtron botës shqiptare. Tek parathënia janë vendosur fare pak gjëra nga tematika. Citojmë :

1 ( Liria e fesë ) «…për sa i përket islamit, ajo ( liria e fesë, F. K. ) e ka zanafillën e vet që në shpalljen e kësaj feje, për këtë mjafton të sjellim shembull «Kartën e Medines …»

2.- « Provat po bëhen gjithnjë e më të qarta se jeta fetare nuk venitet… Teza e ateizmit… po e humbet rëndësinë …». Ja edhe një konstatim domethënës:

« Nëse shpirti fetar mundi të mbijetojë në Shqipëri, …ka të ngjarë të mbijetojë në çdo vend…». (po aty, faqe 3 ). Konstatim, konkluzion i mençur, rezultat vrojtimesh të gjata. Janë këto disa parashtresa që do të shqyrtohen në kapitujt në vazhdim.

Aliu, ndërsa e ka përqendruar agjendën e hulumtimeve në gjurmimin e bëmave antikombëtare e anti-islame, merr parasysh rrethanat historike në mjedisin shqiptar, ku populli e pëson, njerëzit, të cilët, megjithëkëtë mbijetojnë; ata janë « protagonistët e tragjedisë »

Plani tematik është ndarë në 19 kaptina ( shih, «Pasqyra e lëndës »), pastaj zbërthehet e shtjellohet me detaje shoqëruar me fakte tronditëse ku një palë njerëzish ushtrojnë dhunë, rendin me arrogancë, mbartin mijëra djallëzirash, në rrethana të trilluara, të kurdisura, për të realizuar planet çnjerëzore, të nëpërkëmbin ndjenjat personale të individit e të komunitetit, të poshtërojnë qytetarin, të tjetërsojnë të drejtat elementare të njeriut, të drejta universale të njohura botërisht. Si mund të kthesh në WC një xhami që besimtarët e kanë të shenjtë, kur dihet gjithashtu botërisht që xhamia askujt nuk i ka sjell ndonjë të keqe gjatë historisë së saj mbi 1400 –vjeçare ? Besimtarët ndjehen të fyer, tepër të irrituar, të dhunuar, të përbuzur me arrogancë. Realitet mbytës, mbushur me tradhti ose mbushur me pretenca të pandehura për tradhti, të supozuara për spiunazh, për përmbysjen e rendit në fuqi e tjera akuza të çuditshme. Konflikte brenda llojit. Përsëri dënime kapitale.

Me ç’duket, herë- herë njeriu me duart e veta i bën varrin vetes. Atmosferë e stërngopur, e saturuar me akte kriminale. I përfshirë në tymnajën e pafund, njeriu nuk ndjehet i sigurt.

Kjo situate arriti të merrte formë, trashëgim nga vitet ’20-30 të shekullit të kaluar, qëkurse propaganda komuniste nisi të depërtonte në këto anë, zunë aty-këtu të nxjerrin kokën gjurmët e ateizmit, fobia dhe vënia në dyshim e Islamit.

«Fluksi i ideve komuniste që po përhapeshin në Shqipëri –shkruan Ali Basha-e bëri të nevojshme nxjerrjen në pah të Muhamedit (a.s.) me tërë dimensionin e tij…» ( A. Basha, po aty, faqe 407) Intelektualët e Shqipërisë e ndjenë rrezikun. Teologët, pedagogët, myderrizët u vunë në veprim. Hafiz Ali Korça botoi librin «Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit » 1925. Ai ia nisi përkthimeve nga gjuhët e Lindjes. Shkruante në organet e shtypin lindor. Shkrimet në shqip i ilustronte me fragmente nga libri «Historia e përhapjes së Islamit » në frëngjisht i historianit me famë botërore, Thomas W. Arnold, ku mbrohet teza e përhapjes vullnetare e fesë islame. Tek revista «Zani i Naltë » u botuan shkrime të Hafiz Ismet Dibrës si «Ateizmi i intelektualëve», u botua seriali i konferencave të tij publike «A ka dyshim në qenien e Zotit », ku citohet filozofi francez Dekart, shkencëtari Njuton etj, ndërsa intelektuali durrsak Beqir Çela përktheu dhe botoi librin e filozofit anglez Tomas Karlail me titull « Heroi Profet, Muhamedi dhe Islamizma», Durrës 1935. Libri i filozofit anglez në shqip dilte si me porosi në momentin oportun dhe renditej me vargun e autorëve që, më parë e më pas, trajtuan temën e Islamit me artikuj në shtypin periodik e me libra; secili në mënyrën e vet, i sfiduan kundërshtarët e Islamit. Skeptikët u ndjenë ngushtë. A. Basha, në gjurmimet e veta e ka analizuar gjerësisht këtë periudhë. Ai shkruan: « …Intelektualët shqiptarë, duke lexuar këtë vepër, panë se mendimtari i shquar anglez vlerësonte shumë lart Muhamedin dhe veprën e tij. Karlajl e dashuroi heroin e vet, duke nënvizuar se Muhamedi ishte një “karakter serioz dhe i sinqertë… Zbulimi i figurës së Muhamedit (a.s.) nëpërmjet kësaj kryevepre, që dilte nga pena e Karlajt, lëkundi shumë pikëpamje, rrëzoi shumë opinione të gabuara dhe detyroi mjaft njerëz që personalitetin e Muhamedit (a.s.) ta shihnin në një optikë të re…» (A. Basha, po aty fq. 407)/kmsh/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 2 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • Visar E marte 20 Dhjetor 2011 14:07

    Ku mund ta bleje/gjeje librin??

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve