Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Ruēi: Negociatat ngecėn; Berisha: Tė ngremė komisionin!

Grupi parlamentar i Partisė Socialiste u mblodh sot pėr tė diskutuar hapat e mėtejshėm tė deputetėve nė Parlament.

E hėne 6 Shtator 2010 11:25

 

Kryetari i këtij grupi, Gramoz Ruçi duke informuar deputetët mbi negociatat për hetimin e zgjedhjeve, është shprehur se nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me këto negociata. Sipas tij, maxhoranca po e zvarrit procesin.

Më tej, ai tha se deputetët e opozitës do të jenë në Parlament për të diskutuar për projektligjet, por nuk do të jenë për të votuar.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, kryeministri Berisha ka ftuar sërish opozitën të ngrejë komisionin hetimor. “Ftoj opozitën të ngremë komision hetimor me vullnet të përbashkët”, theksoi Berisha.

Sipas tij, komisioni duhet të ngrihet në respekt të plotë të Kushtetutës së vendit. Edhe një herë tjetër, Berisha tha se do të ndërmarrin çdo nismë që dëshiron Partia Socialiste.

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 4 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve