Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Rusia e quan vendimin e Izraelit tė papranueshėm


E enjte 11 Mars 2010 10:05

 

Rusia e quasjti të “papranueshëm” vendimi i qeverisë së Izraelit për t’i ndërtuar 1.600 shtëpi në territorin e pushtuar të Bregut Perëndimor.

Ministria e Jashtme tha se “veprimet janë në kundërshtim me bazat legale të pranuara ndërkombëtarisht për zgjidhje” në Lindjen e Mesme.

Kreu i Ligës Arabe, Amr Musa tha se presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, e ka njoftuar se nuk do të hyjë në bisedime indirekte me Izraelin.

Më herët, nënpresidenti amerikan Xho Bajden, tha në Ramallah tha se plani për t’i zgjëruar vendbanimet i minon përpjekjet paqësore pasi palestinezët kanë rënë dakord për bisedime me ndërmjetësimin e SHBA-ve.

“Është detyrë e të dyja palëve të ndërtojnë atmosferë të mbështetjes për negociatat dhe mos i ndërlikojnë. Vendimi i Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve në Jerusalemin Lindor e minon këtë besim, prandaj e dënova këtë veprim”, tha Bajden./rel/






Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 6 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve