Sipas tij, ne përdorim ilaçe qetësuese për dhimbje 21 ditë në vit. Nëse mesataren e jetëgjatësisë e llogarisim 78,5, atëherë numri i ditëve që përdorim ilaçe qetësuese është 1649.
Në studimin e bërë mbi 3000 të rritur ankesat më të theksuara janë ngërçet e përsëritura. Ngërçet shfaqen 19 ditë në vit tek një njeri dhe gjatë gjithë jetës llogaritet të shfaqen 1492 herë.
Dhimbja e kokës mund të shfaqet të paktën 16 herë në vit dhe gjatë gjithë jetës mendohet të jetë 1265 herë. Sipas studimit, një britanik gjatë një viti kalon 14 herë dhimbje kurrizi ndërsa gjatë jetës 1099 herë.
Duke theksuar se megjithëse këta sëmundje nënvlerësohen nga ana e popullsisë mund të jenë dërrmuese dhe të lodhshme, drejtuesi i kompanisë që bëri të mundur studimin pohoi se studimi nuk përfshin sëmundjet serioze.
Shqetësimet e tjera të lehta që kalojmë gjatë jetës sonë janë shkëputja muskulare, dhimbje qafe, dhimbjet e stomakut dhe barkut, ndrydhje e kyçeve, etj.
Pergatiti: Aisa Kaduku Kokiçi
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull