Një djalë i verbër ishte ulur në shkallët e një ndërtese, dhe mbante një kapelë te këmbët e tij. Ai kishte një mbishkrim ku thuhej: "Unë jam i verbër, ju lutem më ndihmoni."
Ndërkohë, shumë pak të holla ishin hedhur në kapën e tij.
Një njeri që ishte duke ecur aty pranë e pa të verbrin. Ai mori një nga monedhat e pakta që kishte në xhep, dhe ia hodhi në kapelë. Ai pastaj mori mbishkrimin, e ktheu në anën tjetër, dhe shkroi diçka ndryshe nga ato që kishte shkruar i verbëri.
Së shpejti kapela filloi të mbushej. I verbëri e pa se gjithnjë e më shumë njerëz janë duke i dhënë para. Atë pasdite, njeriu që e kishte ndryshuar mbishkrimin erdhi për të parë se si po shkonin gjërat. Djali i njohu hapat e tij dhe e pyeti, "A ishit ju ai që ndryshoi mbishkrimin tim në këtë mëngjes? Çfarë shkruat?"
Njeriu tha: "Unë vetëm sa e shkrova të vërtetën. Kam thënë atë që keni thënë ju, por në një mënyrë tjetër.
Atë që ai e kishte shkruar ishte: "Sot është një ditë e bukur dhe unë nuk mund ta shoh atë.
A mendoni se shenja e parë dhe e dyta e thonë të njëjtën gjë?
Natyrisht të dy shenjat i treguan të tjerëve se djali ishte i verbër. Por shenja e parë thjesht tha se djali ishte i verbër. Shenja e dytë u tha njerëzve që ata ishin aq me fat pasi mund të shihnin. A mund ta dalloni diferencën?
Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të parit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës [el-Mu'minun, 78]
/mesazhi/


