Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
Qarshia e vjetėr e Gjilanit.  

Sahat Kulla sė shpejti i kthehet Gjilanit

Pas 80 vitesh, Gjilanit i rikthehet Sahat Kulla e rrėzuar nga serbėt.

E mėrkure 16 Qershor 2010 11:33

 

Sahat Kulla si një nga vlerat e trashëgimisë, që tash e sa kohë i ka munguar Gjilanit, pasi ajo ishte rrënuar në fillim të viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar, së shpejti do t’i kthehet, thanë të martën udhëheqës të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan.

Artan Hoxha, drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Gjilan, tha se pas kërkesës sonë nga komuna që të caktojë një lokacion për ndërtimin e Sahat Kullës, komuna tashmë ka përcaktuar lokacionin, ku shumë shpejt do të nis ndërtimi i Sahat Kullës, e cila i ka munguar Gjilanit, raporton KosovaLive.

Ai tha ndonëse me pak vonesë, QRTK-ja ka gjet mbështetjen e Komunës dhe deri kah fundi i javës në lokacionin ku ishin të vendosura disa biznese të vogla, përballë Stacionit të Autobusëve, do të nis ngritja e Sahat Kullës, e cila do të jetë e lartë 30 metra kurse dimensionet e gjerësisë do të jenë 3.80 metra.

Drejtori Hoxha tha se “Sahat Kulla do të jetë një vlerë e rëndësishme e cila do t’i kthehet më në fund qytetit të Gjilanit”.

Ai tha se Sahat Kulla, ndërtimin e së cilës e financon Ministria e Kulturës në vlerë rreth 80 mijë euro, do të ketë hapësirën e saj përcjellëse që do të jetë një park, i cili do shfrytëzohet edhe si vend për pushim të gjilanasve.

Sipas Hoxhës, këtë vit do të realizohet faza e parë e ndërtimit të Sahat Kullës për çka ministria ka ndarë 40 mijë euro, ndërtimin e të cilës do ta bëjë kompania “Gjeokonsulting” nga Vitia dhe më pas do të vazhdojë edhe faza tjetër sipas projektit, ashtu siç ka premtuar ministria për përfundimin me sukses të Sahat Kullës në Gjilan.

Drejtori Hoxha tha se Sahat Kulla do të jetë e modelit të njëjtë me të vjetrën e cila është prishur në fillim të viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar dhe përfundimisht Gjilanit do t’i kthehet një vlerë e rëndësishme.

Ndryshe, Sahat Kulla e vjetër dhe Hamami kanë qenë të ndërtuara në qendër të Gjilanit, ku është e vendosur sot Shtëpia e Mallrave, në vendin që dikur quhej “Lama e drithit”, kurse lagjja quhej Begler Mahalla. Ishte kërkesë e zyrtarëve të QRTK-së, që Sahat Kulla e re të ndërtohet në vendin ku ka qenë e vjetra.

Nën moton “Po e rrënojmë të vjetrën – po e ndërtojmë të renë”, pushteti sllavo-komunist, në mënyrë perfide, ka rrënuar të gjithë monumentet dhe shenjëzimet kulturo-historike shqiptare në qytet. Pasi që më 1938, brenda natës në mënyrë të fshehtë ishte rrënuar Sahat Kulla, me materialin e se cilës u ndërtua Kisha Ortodokse, që njerëzit e moshuar dëshmojnë se edhe sot në të katër anët e pirgut të saj janë katër sahatat (orët) e kësaj kulle. Më vonë, pas luftës, pushteti rrënoi edhe Konaçet e Beglerëve dhe Hamamin e qytetit.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 8 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • granit E enjte 8 Shtator 2011 19:46

    cila ėshtė kulla afėr Prishtinės

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve