Lideri i partisë greke “Grekët e pavarur”, Panos Kamenos sërish e ka akuzuar Samarasin se ai është gatshëm ta shesë emrin “Maqedonia e Veriut” në Shkup.
Në deklaratë për radion greke “Alfa 9.89”, Kamenos ka thënë se kryeministri grek po fshihet si “lepur” dhe nuk guxon të vijë në parlament të përgjigjet në pyetjet që kanë të bëjnë për emrin e Shkupit.
Ai ka thënë se Samaras është kryeministër i cili çdo ditë vazhdon ta gënjejë Parlamentin dhe popullin grek.


