Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Sport

artikuj
 

Sami Khedira nė Real Madrid


E enjte 15 Korrik 2010 17:48

Mesfushori gjerman me prejardhje tuniziane, i cili shkëlqeu në kampionatin e fundit botëror “Afrika e Jugut 2010”, Sami Khedira është futbollist i ri i Realit të Madridit.

Këtë lajm sot e bëjnë të ditur mediet spanjolle të cilët deklarojnë se drejtuesit madrilen kanë arritur dakord me skuadrën e Shtutgardit për transferimin e futbollistit 23 vjeçar.

Sipas “Marca” futbollisti tanimë ka pasur takim me trajnerin Hoze Murinjo dhe pritet që brenda 48 orëve të prezantohet në Madrid. Shuma të cilën skuadra e Realit ka paguar për të marrë shërbimet e Khedirës sillet rreth 10 milion euro./alsat-m/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 6 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve