Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Sannino: Ky ėshtė vit vendimtar pėr Shqipėrinė

Tiranė -– Nė Tiranė ndodhet sot pėr njė vizitė zyrtare Drejtori pėr Zgjerimin nė Komisonin Europian, Stefano Sannino, i cili sėparin e takimeve e ka nisur me ministrin e Jashtėm, Edmond Haxhinasto.

E hėne 6 Shkurt 2012 11:16

 

Pas takimit, Sannino, theksoi se zgjedhja e Avokatit të Popullit ishte një shembull i mirë i bashkëpunimit politik dhe se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe më tej.

“Shkëmbyem një bisedë konstruktive mbi hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren. Kur isha herën e fundit u finalizua marrëveshja midis partive politike që solli fillimin e reformës zgjedhore, rishikimin e rregullores së Parlamentit dhe miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar. Ndërkohë, ka ndodhur emërimi i Avokatit të Popullit me një frymë konstruktive dhe që është pranuar nga të gjitha palët”, theksoi ai për gazetarët.

Më tej, i dërguari i KE-së, tha se duhet të vazhdohet me reformat e nisura. “Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, të ruhet ritmi i reformave sepse ky është një vit me rëndësi për integrimin e Shqipërisë në Evropë. Unë gjej rastin të theksoj që procesi i integrimit në Bashkimin Evropian duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës sepse vetëm kështu mund të ecet përpara me reformat. I theksova z. Ministër për t’u konsultuar me kolegë të tjerë dhe institucionet e BE-së për të çuar përpara këtë proces”, tha gjithashtu.

Nga ana e tij, ministri Haxhinasto garantoi se qeveria shqiptare është e përkushtuar për të kryer të gjitha reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian, teksa ka shtuar se ky është një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. “Ka nevojë për të nisur një ritëm për të plotësuar të gjitha detyrimet e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Është e rëndësishme që ky proces të vazhdojë dhe fokusi mbi këto prioritete të jetë i qëndrueshëm dhe procesi të japë produkte konkrete, që të sjellë statusin e vendit kandidat. Ky është një vit shumë i rëndësishëm, prandaj angazhimi i plotë dinamik për të arritur rezultate konkrete duhet të jetë i pakushtëzuar”, theksoi Haxhinasto. /S.Lleshi/Start/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve