Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Selia e ardhshme e Tribunalit tė Hagės 92 milionė euro


E mėrkure 10 Mars 2010 12:52

Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë prezantoi sot maketin e kompleksit të selisë së re prej gjashtë kullave, në vlerë prej 92 milionë euro.

Arkitekti holandez Bjarne Hamer paraqiti në Hagë modelin e ndërtesës me pesë kulla zyre dhe bllokun transparent me tre apo katër salla gjyqi. Në katin përdhesë parë do të jetë salla, me kopsht dhe pishinë.

Hameri dizajnin e ndërtesës së re e përshkroi si “strukturë abstrakte të peizazhit, e cila është pjesë e mjedisit natyror në të cilën gjendet”.

Në kopshtin kryesor do të mbjellën bimët dhe pemët nga të gjitha 110 vendet anëtare të gjykatës.

Gjykata e parë e përhershme ndërkombëtare për krimet e luftës është e vendosur aktualisht në ish ndërtesën e një kompanie holandeze të komunikimeve, në një para lagje industriale në lindje të Hagës.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 9 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve