Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Selmani i DR-sė kėrkon nga qeveria tė rindėrtojė shkollėn nė Svillare


E premte 27 Gusht 2010 17:43

 

Kreu i Demokracisë së Re (DR), Imer Selmani ka kërkuar sot nga qeveria e Maqedonisë që të rindërtojë një shkollë të djegur para tetë muajve në fshatin Svillare.

“Edhe pas 8 muajve, fshati Svillare, nxënësit dhe prindërit ballafaqohen me mungesën e objektit elementar dhe kushteve elementare për ndjekjen e arsimit fillor. Në vend se sot ne këtu të bisedojmë për ngritjen e një shkolle të mesme në Svillare, të bisedojmë për një sallë sporti për këta fëmijë, ne sot jemi të detyruar t’iu apelojmë qeveritarëve, kryeministrit, ministrit Todorov, funksionarëve të BDI-së të vijnë të shohin situatën reale,” tha Selmani i cili e vizitoi sot fshatin dhe shkollën e djegur.

Selmani e kritikoi qeverinë për harxhime për projektin “Shkupi 2014” dhe kërkoi nga qeveria ndihmë financiare për nevojat e nxënëseve të fshatit.

“Mjaft më me prioritete të gabuara. Për çdo ditë shohim si vendoset nga një përmendore a nga një luan me vlerë prej miliona eurove në sheshin e Shkupit, ndërsa ky objekt i shkollës ngel edhe më tutje jashtë prioriteteve të kësaj Qeverie. Apeloj deri te Qeveria menjëherë të vendos në prioritetet më të larta të saj ndërtimin e kësaj shkolle,” tha Selmani./Zhurnal/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve