Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Tuneli Kohor

artikuj
 

Sėmundjet qė lėnė gjurmė nė historinė e njerėzimit

Mendohet qė murtaja e zezė nė shekullin e 14-tė ka shkaktuar vdekjen e 25 milion njerėzve.

E marte 9 Mars 2010 15:53

 

 

 

 

Sëmundjet epidemike më të mëdha që kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit


Perandoria Romake nga mesi i viteve 400 p.e.s. ndiqte politikën e rritjes dhe zgjerimit të shpejtë. Mirëpo sëmundja e mortajës që u shfaq në vitin 453 p.e.s. i shkaktoi popullit dhe ushtrisë romake humbje të mëdha aq sa do të ngadalësonte këtë zhvillim politik. Kështu si përfundim popullsia e qytetit pakësohet shumë.

Po ashtu midis viteve 430 dhe 427 në gadishullin e Peloponezit, në kohën kur Sparta dhe Athina si qytet-shtet vazhdonin të udhëhiqnin atë rajon, u përhap një epidemi mortaje duke shkaktuar humbje të mëdha në njerëz. Qytet-shteti i Athinës në ato vite udhëhiqej nga Perikliu dhe nga njëra anë zhvillohej, nga ana tjetër luftonte vazhdimisht me armikun rival Spartën. Por megjithëkëtë ishte më përpara nga Sparta për sa i përket pasurisë dhe standardeve të jetesës. Spartakasit me ushtrinë mjaft të disiplinuar mundoheshin ta vinin në pozitë të vështirë Athinën, banorët e të cilës luftonin gjoks më gjoks me spartakasit. Gjatë luftimeve të vitit 430, në njërën prej luftërave Athinë-Spartë, athinasit provojnë të tërhiqen brenda mureve rrethues të qytetit. Por nga ana tjetër me flotën e tyre organizojnë nga deti edhe sulme spontane kundër Spartës. Ndërkaq përpara mureve të Athinës u shfaqën ushtritë e Spartës. Turmat e banorëve që u shmangeshin këtij sulmi dhe mundoheshin të strehoheshin brenda mureve rrethues do të shkaktonin një kaos të madh në Athinë. Në këtë kaos athinasit do të mundeshin jo nga ushtarët e Spartës, por nga një armik i papritur, pra nga epidemia e murtajës.

Në mundësinë më të madhe këtë sëmundje në Athinë e kishin sjellë të ardhurit nga Afrika e Veriut, të cilët nuk kishin dijeni se ishin prekur prej saj. Kështu që qyteti brenda një kohe të shkurtër fillon e mbushet me kufoma. Mungesa e kontrollit dhe mbipopullimi shkaktoi në qytet një rrëmujë të madhe. Duke i shtuar kësaj edhe kushtet e vështira shëndetësore, ishte e paevitueshme përhapja më e madhe e sëmundjes në qytet. Historian grek Tukidi (Thusidides), i cili arriti ti shpëtojë kësaj epidemie na shkruan se shenjat e para të sëmundjes ishin “temperatura e lartë, skuqje dhe djegie të syve, fryrje të grykëve dhe në gjuhë”. Kur kjo sëmundje prekte mushkëritë, atëherë të sëmurët keqësoheshin edhe më shumë dhe vdisnin.

Athinasit vendosën që ti djegin të vdekurit. Kurse ata qe nuk ishin prekur nga sëmundja fillojnë e argëtohen. Sipas të dhënave përsëri të Tukidit, asnjë nuk i ndruhej tani Perëndive dhe ligjeve sepse mendonin se “të gjithë do të vdisnin, pa gjetur kohë të dalë para trupit gjykues” dhe vazhdonin të argëtoheshin. Kështu si përfundim, midis tre viteve, pra nga viti 430 deri në vitin 427 p.e.s. në Athinë gjejnë vdekjen nga murtaja plot 35 mijë vetë nga 100 mijë banorë që kishte qytet-shteti.

Në vitet Para Erës Sonë sëmundje ngjitëse si murtaja dhe lebra do te godisnin edhe Romën, edhe qytetet e tjera –shtete të botës antike. Një nga sëmundjet e tjera që është përcaktuar para Krishtit, vihet re përsëri në Romë, dhe këtë herë do të jetë sëmundja e lisë e cila do të shkaktojë vdekje të mëdha në kryeqytetin e Perandorisë Romake.

Edhe midis viteve 79 dhe 88 pas Erës Sonë, Roma do të goditet përsëri nga një sëmundje tjetër kolere. Dhe kjo ndodh kur akoma nuk ishin mbyllur plagët e fatkeqësisë së Pompeit shkaktuar nga aktivizimi i vullkanit të Vezuvit. Në dite nga kolera fillojnë e vdesin 11 mijë vetë.

Ndërkaq në vitet 746 -749 në qendër të Bizantit shfaqet një sëmundje ngjitëse, për llojin e të cilës deri më sot nuk kanë mbërritur informacione dhe e shkakton humbje të mëdha në njerëz. Thuhet se sëmundja u soll në qytet nga tregtarët e skllevërve, dhe se për tre vjet me radhë ajo shkaktoi vdekjen e të paktën 200 mije vetëve.

Një tjetër sëmundje epidemike ishte edhe ajo që njihet me emrin “murtaja e zeze” e cila midis viteve 1347 -1351 do të përhapet në tërë Evropën. Mendohet ta kenë sjellë detarët që ktheheshin nga Kina dhe India dhe është përhapur nëpërmjet të minjve që gjendeshin në hambarët e anijeve dhe për një kohë 4-vjeçare shkakton viktima të shumta në Evropë.

Mendohet që kjo sëmundje (murtaja e zezë) që kishte ardhur nga vendet e largëta në shekullin e 14-të ka shkaktuar vdekjen e 25 milion njerëzve, duke e përgjysmuar popullsinë e Evropës. Megjithëse nuk është një informacion i saktë, sipas një gojëdhëne që ka mbërritur deri më sot nga ajo kohë, “njerëzit dhe në veçanti femrat trembeshin shumë nga minjtë dhe largoheshin menjëherë sapo i shikonin”, dhe reagimi “ndaj frikës nga miu” është përfituar që në atë kohë dhe është një lloj frike që vazhdon edhe sot.

Ngjarjet interesante që ndodhën në fund të shekullit të 18-të në Haiti do ti jepnin përmasa të tjera luftës për kolonializim midis Anglisë dhe Francës. Në vitin 1793 repartet angleze zbarkojnë në Santa Domingo (Haiti) që sot njihet me emrin Republika Dominikane, për të shtypur kryengritjen e skllevërve që ishte përhapur në kuadër të lëvizjeve për liri që solli “Revolucioni Francez i vitit 1789”. Kështu skllevërit duke u bashkuar me pjesën e varfër të të bardhëve grenë krye nën parullën “liri barazi”. Kryengritja ishte shndërruar në një lëvizje të armatosur të udhëhequr nga liderët vendorë Toussaint L'Ouverture dhe Jean-Jacques Dessalines.

Kurse Anglia me mendimin se kjo kryengritje do të përbente një “shembull të keq” në kolonitë e saj dërgon aty ushtarë për shuarjen e saj. Mirëpo anglezët sapo zbarkojnë në ishull kapen nga një sëmundje ngjitëse dhe epidemike të etheve të verdha (verdhëzës) e cila shkakton vdekjen e 12.700 ushtarëve anglezë.

Më pas në vitin 1802 kur në ishull vjen ushtria e Napoleonit e përbërë nga 33 mijë ushtarë, 24 mijë prej tyre preken nga kjo sëmundje dhe vdesin, kështu që edhe ata një vit më vonë vendosin të tërhiqen nga ishulli.

Midis viteve 1826 dhe 1837 në tërë Evropën përhapet sëmundja e kolerës e cila kishte dalë në Angli dhe kështu për 11 vjet radhazi ajo bëhet shkaktare e vdekjes së milionave njerëzve. Vetëm në vitin 1831 ne Evropë vdesin 900 mijë vetë. Po ashtu midis viteve 1840-42 , 1863-75 dhe 1890-94 në tërë botën nga kolera vdesin dhjetëra miliona njerëz. Nga ana tjetër me qindramijëra njerëz humbën jetën edhe nga përhapja në Evropë të epidemisë së quajtur “Gripi i Azisë” që u shfaq në Rusi ndërmjet viteve 1889 dhe 1890.

Gjatë shekullit të 19-të në rrethinat e Liqenit Victoria të Ugandës vendosen një numër i madh kolonësh nga Evropa për shkak të klimës së përshtatshme dhe tokës pjellore duke e bërë vendin një zonë të mbipopulluar. Mirëpo pas vitit 1900 këtu fillojnë të hasen probleme interesante shëndetësore. Njerëzit ishin kapur nga “sëmundja e gjumit” dhe pasi binin në gjumë të thellë nuk ngriheshin dot më. Më vonë do të zbulohet që kjo sëmundje ka qenë “tripano somiasis”. Por tani ishte vonë, një virus që depërtonte në tru ishte bërë shkas i vdekjeve të shumta.

Midis viteve 1903 -1908 një sëmundje e panjohur epidemike që u përhap në Azi dhe u bë shkak që në javë të vdesin 40 mijë vetë. Kështu afro 4 milion njerëz humbën jetën nga kjo lloj sëmundje e panjohur. Pas dy vitesh, pra në vitin 1910 “murtaja e zezë” që ra në Kinë dhe Indi shkaktoi vdekjen e miliona vetëve. Dhe me sa dihet kjo është edhe shfaqja e fundit e Murtajë së Zezë në rruzullin tokësor.

Në vitin 1957 një valë e re e Gripit të Azisë që u shfaq në fillim në Singapur, pastaj në Japoni, u përhap brenda një viti në të gjithë botën. Në fillim të vitit 1959 gripi e kishte humbur efektin, por deri tani në vende të ndryshme kishin humbur jetën mesatarisht 1 milionë njerëz.

Dhe së fundi do t’ju bëjmë pak fjalë mbi virusin e HIV-it, sëmundjen epidemikë të epokës sonë dhe që shkakton sëmundjen e SIDA-s. Sipas raporteve te OKB-së për vitet 1997-1998, nga përhapja e kësaj sëmundjeje në Afrikë, sidomos në vendet që ndodhen nën brezi jugor të Saharasë së Madhe vetëm në vitin 1997 kanë vdekur 2,3 milionë njerëz. SIDA është quajtur “murtaja e zezë e epokës” tonë dhe lufta kundër saj po vazhdon aktualisht në tërë botën”.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 6 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve