I ashtuquajturi kryetar i komunës në veri të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, është shprehur pro statusit special për veriun në kuadër të Republikës së Kosovës, njofton korrespondenti i Kohës Ditore.
“Meqë shpesh herë po përmendet statusi special dhe se ndarja e Kosovës është e pamundur, ne kemi ardhur në përfundim se një gjë e tillë mund të jetë e pranueshme në kuadër të Kosovës së pavarur”, ka thënë Pantiq duke iu adresuar medieve serbe në veri të Kosovës.
Sipas tij, rreth çështjes së statusit special ishte dashur të japë më shumë hollësi sekretari në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën, Oliver Ivanoviq, i cili siç tha ai, ka tentuar t’i bindë serbët që ta shtyjnë referendumin për në vjeshtë. Referendumi do të mbahet sipas planit të paraparë, duke mohuar kështu disa thënie se serbët e veriut kanë hequr dorë nga mbajtja e këtij referendumi.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull