Në një intervistë për TV malazez Djukanovic ka thënë se Beogradi synon ta komprometojë shtetin malazez dhe të tregojë se Mali i Zi nuk ka kapacitete juridike që të jetë shtet i pavarur.
E gjitha kjo tregon, tha ai, se problem thelbësor nuk është qëndrimi malazez ndaj Kosovës, por problem thelbësor është pavarësia e Malit të Zi dhe ata nuk janë pajtuar me të drejtën e Malit të Zi që të marrë vendime të veta.
Djukanovic ka thënë se Serbia ka probleme me të gjitha shtetet e rajonit, Kroacinë, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi.
"Serbia pretendon për pozicionin e liderit në rajon, por që dikush të jetë lider duhet të zgjidhë problemin e kriminelëve të luftës, të zgjidhë nëse ata që kanë bërë krime në Srebrenicë janë heronj apo kriminelë, dhe të tregojë aftësi për zhvillimin e marrëdhënieve me fqinjët". ka thënë Djukanovic. /rel/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Blerim Gashani
Mr. Ardian Ramadani
Artan Musliu
Qerim Isufi
Reklama 228 x 90.png)