Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Slobodan Samardzic, vlerësoi se pranimi i presidentit dhe qeverisë së Serbisë për ta ndryshuar projektrezolutën mbi Kosovën, është akt i kapitullimit para ultimatumeve të fuqive perëndimore.
“Me rezolutën e këtillë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Serbia do ta mundë veten dhe popullin serb”, ka thënë Samardzic, duke paralajmëruar një humbje të re të Serbisë më 9 shtator, kur pritet të shqyrtohet projektrezoluta e re, teksti i së cilës nuk është publikuar ende.
Por ndryshe nga partia e ish-kryeministrit Vojislav Kostunica, disa parti të tjera në Serbi e kanë cilësuar këtë hap të Beogradit zyrtar si shpëtim nga rruga qorre e ndjekur deri më tani.
Lideri i Partisë së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Draskovic, ka deklaruar se e mbështet plotësisht presidentin serb, Boris Tadic për “vendimin e guximshëm” që ka marrë lidhur me projektrezolutën serbe për Kosovën. Ai ka thënë se presidenti Tadic ka treguar gatishmëri dhe aftësi për një strategji të re politike, e cila do ta dërgojë Serbinë në Bashkimin Evropian.
Ish-ministri i Jashtëm serb, Draskovic ka thënë se vendimin për ndryshimin e rezolutës do ta përkrahin shumica e qytetarëve të Serbisë, të cilët prej 20 vjetësh përpiqen të jenë pjesë e botës demokratike. Ai ka thënë se presidenti demokrat nuk ka mundur të merr vendim tjetër, sepse sipas tij një vendimi i gabuar edhe kësaj radhe do ta kishte dërguar Serbinë atje ku e ka dërguar Slobodan Miloshevici.
Edhe kryetari i Partisë Liberale Serbe, Cedomir Jovanovic, ka deklaruar se pranimi për ndryshimin e projektrezolutës për Kosovën, është hapi i parë për të ndryshuar qasjen e gabuar politike, e cila e ka sjellë Serbinë në prag të humbjes së perspektives evropiane. Ai ka thënë se për Serbinë dhe qytetarët e saj, do të ishte shumë më mirë që marrëveshja të ishte bërë përpara se të dorëzohej versioni i parë i projektrezolutës.
Qeveria e Serbisë, sot në një mbledhje telefonike, ka miratuar konkluzat, me të cilat autorizohet Ministria e Jashtme që të paraqesë propozimin e ndryshuar të projektrezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
"Emëruesi i përbashkët që u arrit është fryt i kompromisit, i cili nënkupton se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është gjetur formula, me të cilën hapet dialogu për zgjidhjet e ardhshme, e cila thirret në Kartën e Kombeve të Bashkuara, dhe e cila nuk e përmban njohjen e pavarësisë së Kosovës në asnjë mënyrë", thuhet ndërkaq në deklaratën me shkrim të presidentit Tadic. /Telegrafi/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull