Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kupa Botėrore 2010

artikuj
 

Serbia nė kėrkim edhe tė njė befasie

Arbitri Jorge Larrionda pritet tė ketė punė tė madhe nėse kihet parasysh se nė dy ndeshjet e para Australia ka mbetur me njė lojtar mė pak, kurse Serbia ėshtė ndėshkuar njė herė me karton tė kuq, gjashtė herė mė tė verdhė dhe ka shkaktuar dy penallti.

E mėrkure 23 Qershor 2010 10:54

 

Në këtë ndeshje të tensionuar ku të dy skuadrat kërkojnë kualifikimin në rrethin e dytë, arbitri uruguajan duhet të jetë më i "zëshëm" sesa "vuvuzelat" në tribuna.

Serbia ka befasuar me fitoren kundër Gjermanisë dhe ka kthyer shpresat për të kaluar grupin, ndërsa gjasat nuk i ka humbur as Australia. Lojtarët australianë janë të bindur se fati ua ka kthyer shpinën dhe kështu kanë marrë teposhtën para katër vjetëve kur në minutën e fundit janë eliminuar nga Italia pas një penalltie të simuluar nga Fabio Grosso. "Asnjëherë nuk na është dhënë mundësia të zhvillojmë lojë korrekte", ka thënë mesfushori australian, Tim Cahill.

Australia do të jetë pa Harry Kewellin e Craig Morren e suspenduar, por rikthehet Tim Cahill. Te Serbia i gatshëm për lojë do të jetë mbrojtësi Aleksandar Lukoviq.

Ky është dueli i parë i këtyre dy ekipeve. Australia asnjëherë nuk e ka mposhtur një ekip evropian në kampionatet botërore, ka pësuar katër herë në pesë ndeshje.

Serbia nuk ka pranuar gol në gjashtë prej dhjetë ndeshjeve të fundit. Serbët kanë shkaktuar nga një penallti në dy ndeshjet e para të këtij botërori, pasi mbrojtësit luajtën qëllimisht me dorë brenda zonës. Serbia ka tetë kartonë të verdhë dhe është ekipi më i ndëshkuar në Grupin D.

 

Stadiumi: "Mbombela Stadium", Nelspruit

Kapaciteti: 43. 500

E martë (20:30)

 

Arbitër kryesor: Jorge Larrionda (Uruguai)

 

Përbërjet e mundshme:

Australia (4-2-3-1): Schwarzer; Wilkshire, Neill, Beauchamp, Carney; Culina, Valeri; Emerton, Cahill, Chipperfield; Kennedy

 

Gjermania (4-5-1): Stojkoviq; Ivanoviq, Vidiq, Subotiq, Kolarov; Stankoviq, Krasiq, Kaçar, Kuzmanoviq, Jovanoviq; Zhigiq./koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 9 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • sadudin E mėrkure 23 Qershor 2010 12:16

    selamualejkum. e pasni ba nje gabim, nuk asht Gjermania, por asht Serbia, mesa po shihet lojtaret jan emra serb e jo gjerman. kalofshi mir te gjith

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve