Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Serbia nuk e tėrheq rezolutėn pėr Kosovėn

Jeremiq, thotė se Beogradi nuk planifikon tėrheqjen e propozim rezolutės pėr Kosovėn nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė.

E hėne 6 Shtator 2010 10:15

 

 

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, i ka thënë B92 se Beogradi nuk planifikon tërheqjen e propozim rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

 

B92-shit Jeremiq i tha se “Rezoluta nuk është qëllimi, por mjeti, dhe ajo që dëshiron të arrijë Serbia në New York është që përmes KB përmbyllja e procedurës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe hapja e rrugës për negociata të reja që do të shpienin nga zgjidhja”

“Nuk planifikojmë tërheqjen e rezolutës sonë. Por, po zhvillohen bisedime dhe negociata intensive, me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, përfshirë edhe ata nga BE-ja”, i tha mbrëmë minsitri Jeremiq, televizionit B92.

Ai më tutje theksoi se qëllim i Serbisë është që të mundësohet vazhdimi i përpjekjes për rezistencë ndaj vendosjes së njëanshme të shtetësisë së Kosovës dhe që të “hapet rruga për negociata të reja, që të do sillnin një zgjidhje kompromisi për Kosovën”.

Ai ka shtuar se nëse arrihet pajtimi, kompromisi mund të zbatohet në vepër pa tërheqjen e rezolutës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë ka thënë se më 9 shtator në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të KB dëshiron të arrijë përfundimin e procesit të GJND-së dhe që konkluzioni të jetë i tillë që mundëson vazhdimin e përpjekjeve që Serbia ta pengojë vendosjen e shtetësisë së Kosovës, ka thënë Jeremiq.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve