Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot përfaqësuesin special të BE-së, për Kosovën, Samuel Zhbogar, njëherësh kryesues i Zyrës Evropiane në Kosovë, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë , si dhe për forcimin e marrëdhënieve me BE-në dhe mekanizmat e saj në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Përfaqësuesi i BE-së, për Kosovën, Samuel Zhbogar, ka shprehur kënaqësinë për takimin dhe për pritjen e ngrohtë që i është bërë nga institucionet, nga mediet dhe nga qytetarët e Kosovës. Kryeparlamentari Krasniqi ka shprehur kënaqësinë që BE-ja ka ngritur gatishmërinë për mbështetjen e Kosovës në rrugën drejt BE-së, ndërkaq emërimin e Zhbogar në këtë post të rëndësishëm e vlerësoi si dëshmi të kësaj gatishmërie.
Kreu i Kuvendit ka pohuar se Kuvendi i Kosovës edhe deri më tani ka pasur marrëdhënie shumë të mira me PE-në dhe me shumë parlamente të vendeve anëtare të BE-së, ndërkaq ka shtuar se marrëdhënie të mira bilaterale janë vënë edhe me parlamentet e vendeve të dala nga ish-Jugosllavia, pos me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, të cilat vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, kurse Beogradi zyrtar madje e ka instrumentalizuar një numër të qytetarëve serbë të Kosovës dhe po e pengon stabilizimin e gjendjes në veri të vendit tonë.
Krasniqi ka theksuar se pala kosovare ka qenë konstruktive edhe në dialogun teknik me Serbinë, ndërkaq pala serbe nuk po tregon gatishmërinë për t'i përmbushur marrëveshjet e arritura gjatë procesit të dialogut në Bruksel./express/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereKRASNIQO. KURRE MOS HARRONI TE ZHDUKURITNEPER TAKIMET TUA ME NDERKOMBETARET. KURR KURR KURR SEPSE JANE SHPIRTERA NJEREZISH. JANE KOSOVARE DHE KURR MOS U HABIT NDER TEMA DYTESORE. E KUPTOVE KRASNIQO. SEPSE MUND TE ISHJE EDHE TI TEK TE ZHDUKURIT. MUND TE ISHTE DJALI APO VAJZA JOTE. MUND TE ISHTE GRUAJA APO MOTRA JOTE. VELLAI APO BABAI YT ETJ ETJ NDAJ TE LUTEM BEJU BURR I MIRE DHE ME ZEMER TE MADHE DHE MOS U LLASTO NE ATO KOLLTUQET QE PO TI MBAJNE BYTHET NGROHTE EDHE NE KETE DIMER TEJET TE ACARTE. HEJ .DJALOSH. KI KUJDES. NDAJ KERKO ME NGULM PER MIJERA TE ZHDUKUR KOSOVARE KU JANE? KU GJINDEN? AJESHTE DIKUSH GJALLE DHE NESE JANE TERE TE VDEKUR KU I KANE VARRET? HEJ DJALOSH KRASNIQI KUJDES MOS U HABIT NE VORBULLEN E PASURISE SE MOMENTIT QE KE KRIJUAR.