Bayern Mynih janë në prag të kompletimit të transferimit të Xherdan Shaqirit gjatë verës, për një shifër prej 10-12 milion euro, raporton Kicker.
Bavarezët prej kohësh kanë qenë të lidhur Shaqirin, dhe kjo mund të mbyllet gjatë kësaj jave, kurse Shaqiri do t’i bashkohet Bayernit nga 1 qershori. Bayerni pasi nuk mundi të marrë Marko Reus, i cili do të kaloi te Dortmundi, sytë i ka hedhur te Shaqiri.
Agjenti i Shaqirit ditë më parë deklaroi se Bayern do të ishte një destinacion ideal për klientin e tij, duke cituar se zhvillimi i lojtarit mund të vazhdojë vetëm jashtë vendit. Poashtu në fillim të këtij muaji, ish-trajneri i Shaqirit te Baseli, Thorsten Fink, i ka rekomanduar bavarezëve që ta marrin nga Baseli, Xherdan Shaqirin.
Palët e përfshira në bisedime pritet që të arrijnë marrëveshje në ditët e ardhshme, dhe sipas gazetës, marrëveshja duhet të përfundoi para se Bazeli dhe Bayern të takohen në ndeshjen e parë të Champions Ligës më 16 shkurt./mesazhi/A.Bilalli/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereStafi i Mesazhit, a jeni te sigurt per ket lajm dmth a eshte e sigurt se para do dite thuhej se Shaqiri e mohoi Bayern...Edhe du ta di prej ku i merni keto lajme, vetem a jane te sigurt 100%...Falemindert