Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

SHBA i dhuroi Shqipėrisė tri anije patrulluese


E premte 3 Shtator 2010 11:49

 

Ministria e mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë asaj tri anije për patrullim bregdetar, për ndihmë në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafikimit ilegal.

Tri anije të këtilla tashmë i janë dorëzuar Shqipërisë, ndërsa dy të tjera priten të arrijnë vitin e ardhshëm.

Në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes, theksohet se Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara i ka stërvitur ekuipazhet shqiptare të anijeve.

Vlera e anijeve është 5.3 milionë dollarë.

Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s, ndërsa Shtetet e Bashkuara ishin mbështetësi kryesor në reformimin e ushtrisë shqiptare./rel/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve