Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

SHBA: Kėrkohet aksion, e jo fjalė nga presidenti i Sirisė


E mėrkure 8 Shkurt 2012 10:39

 

Shtetet e Bashkuara thonë se janë skeptike nëse presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, do t’i mbajë premtimet e tij për ndaljen e dhunës në këtë vend.

Këtë premtim, z.Aasad e bëri dje gjatë takimit me Minsitrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në Damask.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se Asadi i kishte 11 muaj për ta ndalur dhunën, por goditja e dhunshme nga trupat e qeverisë po vazhdon.

“Nëse në fakt, Asadi e mbështet ndaljen e dhunës, ai e di se çka duhet të bëjë sot, gjë të cilën e ka neglizhuar për këta 11 muaj. Ai mund t’i ndalë sulmet nga forcat e tij ndaj të pafajshmëve në qytetet në mbarë Sirinë, por dhuna vazhdon në Homs, në Hama, rreth lagjeve të Damaskut”, tha Vikroia Nuland, mbrëmë vonë në Uashington.

Dje Asadi i tha Lavrovit se do ta mbështes një plan të mëhershëm të Ligës Arabe, i cili bënë thirrje për dialog me opozitën, lirimin e të burgosurve dhe tërheqjen e ushtrisë nga qendrat protestuese.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve