Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

SHBA: Kosova shtet fragjil dhe i varur nga ndėrkombėtarėt

Kosova prinė nė listėn e problemeve qė mund tė shkaktohen nė Evropė nė vitin 2012, sipas raportit qė drejtori i Inteligjencės Kombėtare (DNI), James Clapper ka bėrė para Senatit amerikan.

E premte 3 Shkurt 2012 10:14

Në këtë raport thuhet se veriu i vendit mbetet shpërthyes dhe serbët kanë treguar se janë të gatshëm me forcë t’i përgjigjen secilit tentim për të shtrirë sovranitetin në këtë pjesë.

“Më shumë se 80 shtete, duke përfshirë 22 nga 27 anëtare e BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por edhe në vitet në vijim Kosova do të mbetet shtet fragjil, i varur nga bashkësia ndërkombëtare për ndihmë ekonomike, të sigurisë dhe zhvillimit. Siç e pamë në vitin 2011, dhuna mund të shpërthejë pa ndonjë paralajmërim, sidomos në komunat e veriut. Ne konsiderojmë se forcat lokale nuk mund të marrin përgjegjësitë nga KFOR-i, siç janë siguria, kontrollimi i trazirave apo menaxhimi i kufijve, kjo jo derisa Beogradi dhe Prishtina të normalizojnë marrëdhëniet", vlerësoi Clapper, transmeton Indeksonline.

“FSK-ja është gati për të arritur kapacitetin e 2 500 pjesëtarëve të armatosur lehtë, por vazhdon të ketë sfida në rekrutim, financim dhe në trajnime. FSK-ja me siguri do të vendosë të transformohet në ushtri kur mandati i saj të rishikohet në qershor 2013. Ne besojmë se serbët e Kosovës dhe Beogradi do të vazhdojnë të kundërshtojnë përpjekjet e Prishtinës për të kontrolluar veriun, por në forma të ndryshme. Beogradi do të limitohet me retorikë të ashpër për të dënuar përpjekjet e Prishtinës, kurse serbët e Kosovës do të vazhdojnë me taktikat e njëjta, si bllokimi i rrugëve e protestat në rrugë, që mund të jenë rrezik për shpërthim dhune”, vlerësoi Clapper në raportin e tij vjetor, duke i paraqitur Senatit rreziqet potenciale në krejt botën.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve