Ndonëse gratë do të vazhdojnë ta kenë të ndaluar të marrin pjesë në trupat e këmbësorisë dhe trupave elitare, që vendosen në zonat më të rrezikshme në luftime, në bazë të skemës së re, ato do të afrohen më pranë linjave të frontit.
Megjithatë, një grup që mbron interesat e grave, u shpreh se pavarësisht masave të reja, ushtria duhet të bëjë ende shumë që të përmirësojë pjesëmarrjen e barabartë të dy gjinive. Statistikat tregojnë se vetëm 14% e efektivit të ushtrisë amerikane janë femra.
Sipas ekspertëve, ndërsa humbjet në linjat e para janë shtuar dhe ushtria po shpërndahet në baza e luftime në disa zona të ndryshme, mbajtja e femrave pranë zonave të luftimeve ishte gjithmonë e më e vështirë të shmangej.
Ndryshimi i kritereve do të hapë 14 mijë vende të reja pune, shumica e të cilave në trupat e marinës. Megjithatë, shtrëngimet do të vazhdojnë në flotën ajrore dhe atë detare.
Lehtësimi i kushteve do të thotë se femrat tashmë do të jenë në gjendje të bëjnë punë si mekanike tanku apo teknike e lëshimit të raketave, pozicione që më parë u janë mohuar. /tch/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull