Autor: Prof. Dr. Ramazan Gözen
Vazhdon operacioni i tërheqjes së trupave ushtarake amerikane prej Irakut, filluar në gusht 2010. Mund të thuhet se me tërheqjen e 50 mijë ushtarëve të mbetur në fund të gushtit të vitit 2011 do të përfundojë edhe zyrtarisht pushtimi amerikan i Irakut. Por kjo nuk do të thotë se SHBA do të tërhiqen plotësisht nga Iraku. Thuhet se ekspertët ushtarakë amerikanë do të vazhdojnë me trajnimin e forcave ushtarake dhe policore të Irakut. Dihet që në kuadër të marrëveshjes ushtarake të bërë me Irakun do të ndërtohen komplekset ushtarake, të cilat do të përdoren në mënyrë të përbashkët dhe se do të veprohet bashkërisht në mbrojtjen e vendit.
Për këtë arsye, sado që tërheqja e SHBA nga Iraku është një zhvillim pozitiv, kjo nuk nënkupton se ka mbaruar roli i Amerikës në Irak. Sepse SHBA të paktën për 30 vjet luajnë rolin kryesor në tërë Gjirin Persik dhe në Lindje të Mesme me në krye Irakun dhe mund të thuhet se ky rol do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Iraku për më shumë se 30 vjet po kalon nëpër një proces shumë të dhimbshëm dhe të fatkeq. Ky proces nuk ndikon negativisht vetëm tek irakianët, por në të njëjtën kohë ndikon të tërë rajonin, sidomos vendet fqinje të Irakut. Që ky proces të kuptohet më mirë duhet të rikujtohen 4 ngjarje historike kritike. E para është revolucioni iranian në shkurt të vitit 1979 dhe lufta Iran-Irak. Lufta e filluar me sulmin e Sadam Husejnit nga frika e ekspansionizmit të Iranit zgjati 8 vjet, nga e cila të dyja palët ishin lodhur. Duke pritur që pas luftës, e cila përfundoi në vitin 1988, të fillonte një periudhë e re dhe pozitive, përkundrazi gjendja u përkeqësua edhe më shumë.
Sepse me pushtimin e Kuvajtit më 2 gusht 1990 Iraku hodhi në zjarr veten dhe tërë rajonin. Përpjekja e Sadam Husejnit për të dominuar në Gjirin Persik duke përdorur forca të mëdha ushtarake kësaj radhe e nxiti SHBA të veprojë kundër Irakut. Duke vënë në veprim KS të OKB-së udhëheqja e Bushit formoi me mjeshtëri një koalicion të suksesshëm. Koalicioni i Gjirit i formuar prej perëndimorëve, Bashkimit Sovjetik dhe vendeve myslimane ushtroi presion ekonomik, diplomatik dhe politik ndaj Irakut. Kur këto presione nuk dhanë rezultat, koalicioni i udhëhequr nga SHBA me një operacion ushtarak të kryer në muajt janar-shkurt 1991 e dëboi Irakun nga Kuvajti.
SHBA e kishin çliruar Kuvajtin, por puna me Irakun nuk kishte mbaruar. Këtu ndodhi ngjarja e tretë kritike. Me qëllim të rritjes së presionit ndaj Sadam Husejnit, Babai i Presidentit Bush në njërën anë nxiti kurdët në kryengritje, në anën tjetër e ndau Irakun de facto në tre pjesë. Për 10 vjet administrata e Bushit dhe Klintonit ndoqën një politikë me anë së cilës e dobësuan Irakun edhe më shumë. Bllokada e fortë ekonomike që vazhdonte ndaj Irakut i eliminoi të ardhurat që siguronte vendi nga nafta. Kështu kriza u thellua duke e varfëruar popullin edhe më shumë. Në anën tjetër kurdët në veri dhe shiitët në jug çdo herë e më shumë u larguan nga autoritetet qendrore në Bagdad. Si rezultat i kësaj ndërgjegjeje kombëtare dhe rezistenca e dobët e Irakut u shkri tërësisht.
Si rezultat i këtyre zhvillimeve Presidenti Bush (i biri) dhe Konservatorët e rinj (Neocons) më 20 mars 2003 e pushtuan Irakun, që i kishte humbur krejtësisht fuqitë si pasojë e këtyre zhvillimeve. Gjendja në Irak pas pushtimit u përkeqësua edhe më shumë. Dënimi me vdekje i Sadam Husejnit ishte fundi i autoritetit ekzistues qendror të Irakut qoftë ky edhe simbolik. Vakumi i pushtetit në Irak ndezi një konflikt të ngjashëm me luftën civile. Në Irak filloi konkurrenca mes shiive, sunive, kurdëve, elementeve radikale fetare dhe atyre etnikë, rebelëve të huaj dhe terroristëve për të marrë pushtetin në dorë dhe për të dominuar në politikën e vendit. Kjo konkurrencë ia vështirësoi punën SHBA-së, por destabilizoi edhe të gjithë Lindjen e Mesme me në krye vendet fqinje.
Kjo histori e shkurtër na tregon procesin tragjik që ka kaluar Iraku. Rolin kryesor në krijimin e këtij procesi e luajtën katër grupe aktorësh. Secili nga këta aktorë, të cilët do t'i klasifikojmë në formën: SHBA dhe vendet perëndimore, udhëheqja e Sadam Husejnit, grupet irakiane dhe vendet fqinje kontribuuan në mënyrë individuale ose në bashkëpunim me njëri-tjetrin në krijimin e kësaj tragjedie. Qoftë për të kuptuar këtë histori, qoftë nga pikëpamja e nxjerrjes së mësimeve për të ardhmen, këtu duhet të theksohen katër pika.
E para nuk është e mundur që të themi se politika e SHBA, të cilat luajtën rolin kryesor në këtë proces, kanë patur sukses në politikën e tyre për rajonin dhe Irakun. Sepse, objektivi kryesor i SHBA prej 1979 e këtej është që mbajë nën kontroll regjimin e Iranit dhe ndikimin e saj në rajon. SHBA nuk mundën ta realizojnë këtë as me mbështetjen që i dhanë Sadam Husejnit në vitin 1980 e as me pushtimin e Irakut në vitin 2003. Ashtu siç nuk e penguan dot politikat e SHBA Iranin të bëhet një fuqi nukleare ashtu edhe nuk arritën ta ndalojnë ndikimin e tij në vendet e rajonit. Fillimi i prodhimit të lëndës djegëse nukleare të Iranit për reaktorin e centralit në Bushehr dhe vazhdimi i marrëdhënieve të ngushta me Hizbullahun në Liban janë dy shembuj të rëndësishëm lidhur me këtë çështje.
E dyta, ndjekja e një politike të jashtme të mbështetur në SHBA ose në vendet tjera nga udhëheqjet e vendit me në krye Sadam Husejnin, nuk u solli as atyre e as rajonit më shumë siguri dhe stabilitet. Zgjidhja e problemeve që kishin vendet e rajonit me njëri-tjetrin me luftë dhe konflikt në vend të përdorimit të rrugëve paqësore para së gjithash varfëroi dhe kërcënoi edhe më shumë popujt e tyre.
E treta, mbështetja e aktorëve vendorë në zhvillimet që do të dobësonin shtetin e tyre, ndoshta i rriti pjesërisht interesat e tyre individuale, por dëmtoi interesat e shoqërive ku ata jetojnë. Konkretisht, mbështetja që i dhanë pushtimit amerikan kurdët, shiitët ose grupe të tjera kundër Sadamit mund t’ju ketë siguruar atyre disa përfitime, por e bëri edhe më negative situatën e përgjithshme në Irak.
Së fundmi, dështimi i vendeve fqinje dhe rajonale në parandalimin e luftërave të ndërlidhura me Irakun i tërhoqi edhe ata drejt këtij zjarri. Qëndrimi me rezerva, indiferent apo joefikas i vendeve të rajonit në emër të interesave të tyre kombëtare dhe ekuilibrave rajonale, aq më tepër mbështetja e luftërave në mënyrë indirekte, për fat të keq nuk penguan që problemet të mos kapërcejnë edhe tek ata.
Si përfundim, me qëllim që në rajon të mos shpërthejë ndonjë luftë tjetër, vendet rajonale duhet të veprojnë duke nxjerrë mësime pozitive nga tragjedia 30-vjeçare e Irakut, në të njëjtën kohë ato duhet të vazhdojnë të ndërmarrin iniciativa rajonale dhe globale. /TRT/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull